Një burrë nga Kentaki është dënuar me 14 vite burg për sulmin ndaj oficerëve të policisë me spërkatës piperi dhe një karrige teksa sulmoi Kapitolin më 6 janar të vitit 2021 së bashku me gruan e tij.
Dënimi me burg i Peter Schwartz është më i gjati deri më tani në mesin e qindra rasteve të trazirave të Kapitolit. Gjykatësi që dënoi Schwartz-in të premten dha gjithashtu dënimin më të gjatë të mëparshëm 10 vjet për një oficer në pension të Departamentit të Policisë së Nju Jorkut, i cili sulmoi një oficer policie jashtë Kapitolit më 6 janar 2021.











