Shefi i kabinetit të presidentes Osmani, Blerim Vela ka komentuar zhvillimet e fundit në Serbi.
Në Beograd tashmë është mbajtur edhe protesta e gjashtë me radhë, në shenjë revolte ndaj ngjarjeve të dy muajve më parë, ku pati raste të vrasjes në një shkollë e në një fshat poashtu.
Vela, përmes një cicërime në rrjetin social “Twitter” shtoi se tashmë fjalët e Vuçiqit nuk kanë peshë.
“Kjo tregon qartë se fjalët e Vuçiqit dhe makineria e tij propagandistike nuk kanë më peshë”, ka shkruar fillimisht Vela në Twitter.













