Policia e Rusisë e ka arrestuar të moshuarën Yelena Osipovan, një nga të mbijetuarit e rrethimit të Leningradit gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ajo po protestonte në Shën Petersburg të mërkurën kundër luftës në Ukrainë, duke i mbajtur dy pankarta në duar.
Atë e kapën për ta arrestuar disa policë.
Osipova, e cila është e njohur jo vetëm për aktivizmin dhe artin e saj, por edhe për faktin se i mbijetoi rrethimit nazist të Leningradit si fëmijë, u pa duke mbajtur në duar pankarta ku përfshiheshin mesazhe që u bënin thirrje ushtarëve rusë t’i lenin armët.
Mijëra rusë janë arrestuar, në mesin e të cilëve edhe fëmijë që morën pjesë në protestat kundër pushtimit të Ukrainës. Në këtë situatë, diktatori rus, Vladimir Putin ua ka ndaluar edhe mediave të raportojnë për këtë luftë.













