Disa qytetarë kanë dalë në sheshin kryesor të kryeqytetit për të kundërshtuar themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, derisa në ambasadën amerikane ishte duke u mbajtur një diskutim për këtë çështje.
Protestuesit u munduan të japin një mesazh kundër Asociacionit përmes një pankarte, por më shumë se vetë mesazhi në sy bien gabimet te thuajse secila fjalë e një fjalie të shkurtë.
Lexo Edhe:
Mjekët e fshehin! Dhimbja e kyçeve iku përgjithmonë në 6 ditë!
Pranimi i planit franko-gjerman e bën lëmsh opinionin në Serbi – Gazeta Ex…
“Ne emre te popllit shçiptar kunder asosacionit me shumic serbe”, thuhet në pankartën që njëri prej protestuesve e mbante krenarisht.
Derisa në një tjetër – po ashtu me gabime të theksuara drejtshkrimore – shihet të jetë shkruar se e duan paqen e pajtimin me popullin serb, por se kjo duhet bërë nën “flamurin e Dardanis”.