Dardan Molliqaj, kryetari i PSD-së, ka njoftuar se sot kanë paguar gjobën e shqiptuar ndaj PSD nga Agjensioni për Informim dhe Privatësi. Në një postin në Faceboof, Molliqaj ka deklaruar se pagesën e kanë bërë brenda 15 ditëve dhe në këtë mënyrë kanë paguar vetëm gjysmën e shumës.
“Nga 44 donatorë për pak ditë u arrit shuma prej 11,778.25 euro. Përgjigja e aktivistëve e qytetarëve ishte shumë e shpejte prandaj jemi të ngazëllyer dhe shumë falënderues”, u tha në njoftim. Molliqaj po ashtu e ka konsideruar këtë gjobë absurdë në shumë drejtime.









