Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pse dështoi platforma e KQZ-së?

10/02/2025 - 21:16
në Kryesore, Lajme
A A
KQZ mban mbledhje sot pasdite, shqyrtohen procedurat e votimit dhe numërimit në vendvotim – rendi i plotë i ditës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Natën kur sy e veshë ishin te Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, platforma online e këtij institucioni doli nga sistemi për orë të tëra.

Ndërprerja shkaktoi konfuzion te publiku që priste publikimin e rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, edhe pse zyrtarët e KQZ-së siguruan se mbledhja manuale e të dhënave, nuk do të ketë ndikim në rezultat.

Këtë e konfirmon edhe ish-shefi i KQZ-së, Adnan Merovci, i cili thotë se, pavarësisht klimës së paqartësisë që ka shkaktuar, problemi nuk e ka ndikuar saktësinë apo besueshmërinë e votave.

Platforma online e KQZ-së u bë vështirë e qasshme shumë shpejt pas mbylljes së vendvotimeve në orën 19:00, ndonëse një pasqyrë të përgjithshme të të dhënave arriti ta sillte.

Ajo u rikthye në funksion mëngjesin e së hënës, por edhe gjatë kësaj dite kishte probleme të kohëpaskohshme.

Çka i shkaktoi problemet?
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, njoftoi të dielën vonë se softueri i numërimit të votave ka dështuar, por nuk i bëri të qarta arsyet.

“Në këto rrethana, e kemi shqyrtuar situatën dhe do t’i mbledhim të dhënat në mënyrë manuale. I sigurojmë qytetarët se mostransmetimi i të dhënave preliminare përmes platformës elektronike, nuk ka ndikim në rezultat. Pasi t’i grumbullojmë, do t’i publikojmë”, tha Radoniqi.

Radio Evropa e Lirë pyeti KQZ-në për arsyet e dështimit të platformës dhe nëse e ka testuar paraprakisht atë, por nuk mori përgjigje.

“Në orët e hershme të mëngjesit të së hënës është tejkaluar problemi. Mediat dhe qytetarët mund t’u referohen rezultateve preliminare që po shfaqen në platformën elektronike”, thuhet në përgjigjen e marrë.

Çka tha kompania që zhvilloi softuerin?
Kompania CACTTUS, e cila zhvilloi aplikacionin softuerik për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në KQZ, tha përmes një deklarate për mediat se funksioni themelor i këtij aplikacioni, për regjistrimin e të dhënave të futura nga qendrat e votimit, funksionoi siç ishte projektuar deri në orën 19:00 – pra deri në përfundimin e procesit të votimeve.

Sipas kësaj kompanie, problemi ka lindur nga “vëllimi i paprecedentë i trafikut” në faqen e internetit.

“Pasi është analizuar problemi dhe është identifikuar shkaku rrënjësor, është përcaktuar se cilësimet (konfigurimet) e aplikacionit Cloudflare nuk ishin optimizuar për të trajtuar ngarkesën ekstreme. Duke punuar së bashku, aplikacioni Cloudflare u konfigurua siç duhej, për t’iu përgjigjur kërkesave – gjë që më pas rivendosi funksionalitetin e plotë të sistemit”, thuhet në deklaratën për media të kompanisë kosovare, e cila ofron shërbime në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të telekomunikimit.

Blerton Abazi, ekspert i sigurisë kibernetike në Kosovë, pohon se arsye të dështimit të kësaj platforme janë ngarkesa e madhe në të dhe kapaciteti i pamjaftueshëm i softuerit.

Sipas tij, platforma është dashur të testohet paraprakisht, në mënyrë që “problemi teknik të mos shfaqej në momentin më të rëndësishëm – gjatë publikimit të rezultateve paraprake”.

“… sepse, është ai piku, kur të gjithë dëshirojnë të marrin shërbime dhe informacione, dhe sistemi bllokohet ose ngufatet. Kështu, pastaj, vjen edhe deri te kthimi i përgjigjes negative apo mospasja e qasjes në sistem”, thotë Abazi për Radion Evropa e Lirë.

Radoniqi njoftoi për bllokimin e platformës pas orës 23:00, apo rreth 4 orës pas mbylljes së vendvotimeve.

Por, shumë shpejt pas orës 19:00, qasja në këtë sistem është shoqëruar me pengesa, derisa është bërë krejtësisht e pamundur.

Merovci thotë se gabim i KQZ-së ka qenë mosinformimi i menjëhershëm i publikut për problemet teknike.

“Është dashur ta pranojë atë realitet, sepse roli i KQZ-së, pas mbylljes së qendrave të votimit, është ta njoftojë opinionin sa më shpejt dhe më saktë”, thotë Merovci për Radion Evropa e Lirë.

Por, me gjithë problemet, ai shpreh bindjen se “saktësia dhe fshehtësia e votave nuk janë rrezikuar”.

Mbrojtjen e tyre, përkatësisht numërimin e saktë e ka kërkuar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, menjëherë pas njoftimit për dështimin e softuerit.

Ajo ka thënë se është në kontakt me të gjitha institucionet përkatëse, për t’u siguruar se i gjithë procesi zgjedhor “zhvillohet në përputhje me standardet më të larta demokratike dhe në përputhje me vullnetin qytetar”.

Si mund të shmangen problemet e tilla?
Probleme të ngjashme, KQZ-ja kishte edhe gjatë proceseve të mëhershme zgjedhore, ndonëse më të shkurtra në kohëzgjatje.

Abazi thotë se incidenti i fundit mund t’i shërbejë KQZ-së si mësim i rëndësishëm për të ardhmen.

Sipas tij, KQZ-ja ka të dhëna se sa kërkesa kanë qenë në sistem, në kohën kur ai ka rënë, dhe në bazë të tyre mund t’i rrisë kapacitet në softuer.

“Në atë mënyrë, pastaj, ato do të mund t’i përpunojnë qindra mijëra kërkesa”, thotë Abazi.

E kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, Prokuroria e Shtetit tha se nuk ka dhënë urdhër për nisjen e ndonjë hetimi eventual kundër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve – i cili është një organ i përhershëm i pavarur – pas problemeve me platformën.

Gjatë ditës së hënës, KQZ-ja vazhdoi me përditësimin e rezultateve nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Deri në orët e pasdites janë numëruar mbi 95 për qind e votave dhe, në bazë të tyre, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me rreth 41 për qind të votave, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me rreth 22 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me rreth 17 për qind dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Nisma me rreth 7 për qind./REL/

JU REKOMANDOJMË

Veterani Gashi: Specialja u themelua ekstra për UÇK-në, secili mund të jemi target i saj

Specialja thotë se Trëndafilova i ishte përgjigjur letrës së Kurtit: Vendimet merren nga gjyqtarët dhe jo nga kryetarja
28/09/2026 - 08:39

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ali Gashi, ka kritikuar ashpër Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, duke thënë se kjo gjykatë, sipas tij, është krijuar posaçërisht...

Më shumëDetails

Ora dimërore, ja kur do t’i kthejmë akrepat një orë prapa këtë vit

Ora dimërore, ja kur do t’i kthejmë akrepat një orë prapa këtë vit
28/09/2026 - 08:30

Këtë vit, kalimi nga ora verore në atë dimërore do të bëhet natën midis të shtunës, 24 tetor, dhe të dielës, 25 tetor 2026. Akrepat e orës do...

Më shumëDetails

Trump tregon kur do të ulet çmimi i naftës

Trump: Nuk do të garoj për një mandat të tretë
28/09/2026 - 08:14

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump deklaroi se beson se SHBA-ja do ta fitojë shumë shpejt luftën në Iran. “Besoj se do ta fitojmë luftën në Iran...

Më shumëDetails

Agon Maliqi: Verdikti i Hagës ka prekur trashëgiminë e luftës së UÇK-së

Maliqi: Një Serbi nën ndikimin dhe varësinë prej NATO-s dhe BE-së është mbi të gjitha në interes të Kosovës
28/09/2026 - 08:03

Analisti dhe njohësi i zhvillimeve në Kosovë, Agon Maliqi, ka thënë se reagimet e qytetarëve pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së lidhen me perceptimin se...

Më shumëDetails

“Të errëta”- Takimet mes Kurtit, Abdixhikut e Hamzës, Daut Haradinaj e çon një “selam” nga protesta për ish-krerët e UÇK

“Të errëta”- Takimet mes Kurtit, Abdixhikut e Hamzës, Daut Haradinaj e çon një “selam” nga protesta për ish-krerët e UÇK
28/09/2026 - 00:02

Daut Haradinaj i Aleancës, ka dërguar një mesazh nga nata e 12-të e protestës në sheshin e Prishtinës në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së. Haradinaj ka thënë se...

Më shumëDetails

PDK e quan fyes dhe me prapavijë politike kronikën e RTK’së, kërkon korrigjim

PDK e quan fyes dhe me prapavijë politike kronikën e RTK’së, kërkon korrigjim
27/09/2026 - 22:36

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj një kronike të transmetuar në edicionin qendror të lajmeve të RTK-së, në të cilën, sipas PDK-së, është raportuar se kjo parti...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë 9 të arrestuarit në Zubin Potok në operacionin që ndërlidhet me rastin “Grupi i Intelektualëve” (Emrat)

    Këta janë 9 të arrestuarit në Zubin Potok në operacionin që ndërlidhet me rastin “Grupi i Intelektualëve” (Emrat)

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Inspektorati zbulon shkelje skandaloze në “Ar-Dent”: staf i palajmëruar, implantologji dhe radiologji pa licencë – 3 mijë euro gjobë

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Gjetje shqetësuese në “Target Clinic”: Shërbime pediatrike pas pezullimit, pacientë të paevidentuar dhe mjek i paregjistruar

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Aleksandar Vuçiq jep dorëheqjen si president i Serbisë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Arrestimet në veri për krime lufte – reagojnë në Beograd

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë