Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Pse ma helmuat djalin?” – Babai i të riut që përfundoi në QKUK përplaset me pronarin e lokalit në Junik, Policia ndërhyn dhe i sekuestron pistoletën

04/07/2026 - 11:08
në Lajme
A A
“Pse ma helmuat djalin?” – Babai i të riut që përfundoi në QKUK përplaset me pronarin e lokalit në Junik, Policia ndërhyn dhe i sekuestron pistoletën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një dyshim për helmim ushqimor ka çuar në një përballje të tensionuar pasditen e së premtes në qendër të Junikut, ku babai i një të riu që kishte përfunduar në QKUK shkoi për të kërkuar llogari nga pronari i lokalit ku pretendon se djali i tij kishte ngrënë. Situata u tensionua deri në atë pikë sa u desh ndërhyrja e Policisë, e cila gjatë kontrollit i gjeti dhe sekuestroi një pistoletë, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi rreth orës 16:20, kur Naser Krasniqi, rreth 50-vjeçar, së bashku me Ylber Krasniqin, rreth 47-vjeçar, u përballën me Zenun Gjatën, rreth 56-vjeçar, pronarin e lokalit ku, sipas pretendimeve të tyre, djali i Naserit kishte konsumuar ushqim para se të dërgohej për trajtim në QKUK.

Sipas burimeve, i revoltuar nga gjendja shëndetësore e djalit, Naser Krasniqi kishte shkuar në lokal duke kërkuar sqarime dhe përgjegjësi, me pretendimin se ushqimi i shërbyer aty kishte shkaktuar helmimin. Mosmarrëveshja mes palëve u tensionua, por ndërhyrja e shpejtë e Policisë shmangu përshkallëzimin në përleshje fizike.

Gjatë kontrollit të automjetit të Naser Krasniqit, zyrtarët policorë gjetën dhe sekuestruan një pistoletë të tipit Parabellum, prodhim turk, me një karikator dhe tre fishekë të kalibrit 9 mm. Edhe pse ai posedonte leje për armën, ajo u konfiskua pasi, sipas Policisë, mbahej në kundërshtim me dispozitat ligjore.

Në vendngjarje dolën edhe inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), të cilët kryen kontroll në lokalin në fjalë. Sipas procesverbalit të hartuar, nuk u konstatua asnjë parregullsi apo provë që do të mbështeste dyshimet për helmim ushqimor.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armëve”, ndërsa Naser Krasniqi, Ylber Krasniqi dhe Zenun Gjota janë intervistuar dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet lidhur me pretendimet për helmim dhe rrethanat e incidentit janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

JU REKOMANDOJMË

Hamza uron 250-vjetorin e Pavarësisë së ShBA-së: Aleancë dhe mirënjohje e përhershme

Hamza uron 250-vjetorin e Pavarësisë së ShBA-së: Aleancë dhe mirënjohje e përhershme
04/07/2026 - 11:37

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka uruar 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai u shpreh se miqësia me ShBA-në është pjesë...

Më shumëDetails

Skandali i radhës me naftëtarët: “Spahia Petrol” e Xhevat Spahisë kapet duke operuar pa leje, por nuk mbyllet

Skandali i radhës me naftëtarët: “Spahia Petrol” e Xhevat Spahisë kapet duke operuar pa leje, por nuk mbyllet
04/07/2026 - 11:33

Veprimtaria biznesore e naftarëve të Kosovës po del të jetë një problem serioz për shtetin dhe konsumatorët, pasi që shumë prej tyre po zbulohen duke punuar ilegalisht, abuzuar...

Më shumëDetails

FSK dhe ushtarakët amerikanë shënojnë 250-vjetorin e SHBA-së me “Vrapin e Rreshter Majorit”

FSK dhe ushtarakët amerikanë shënojnë 250-vjetorin e SHBA-së me “Vrapin e Rreshter Majorit”
04/07/2026 - 10:56

FSK dhe partnerët amerikanë shënojnë 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së me “Vrapin e Rreshter Majorit” Sipas një njoftimi të Forcës së Sigurisë së Kosovës, pjesëtarët e Operacioneve Speciale...

Më shumëDetails

VIDEO/ Aksident pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen, tetë të lënduar

VIDEO/ Aksident pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen, tetë të lënduar
04/07/2026 - 10:36

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të autostradës “Ibrahim Rugova”, pranë pikës kufitare të Morinës. Në aksident janë përfshirë gjashtë...

Më shumëDetails

KFOR-i uron SHBA-në për Ditën e Pavarësisë: Jeni nga 31 shtetet kontribuese me ushtri

KFOR-i uron SHBA-në për Ditën e Pavarësisë: Jeni nga 31 shtetet kontribuese me ushtri
04/07/2026 - 09:56

Misioni i KFOR-it në Kosovë ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë. Në një postim në faqen zyrtare, KFOR ka...

Më shumëDetails

Kurti ia uron SHBA-së 250 vjetorin e pavarësisë, liston një varg të dhënash historike për shtetin amerikan

Kurti ia uron SHBA-së 250 vjetorin e pavarësisë, liston një varg të dhënash historike për shtetin amerikan
04/07/2026 - 09:45

Kreu i Qeverisës së Kosovës, Albin Kurti, ka uruar SHBA’në me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë. Në postimin e tij, Kurti ka rendtiur një varg me...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Aksident me fatalitet në Babimoc të Obiliqit, dyshohet për dy të vdekur

    Aksident me fatalitet në Babimoc të Obiliqit, dyshohet për dy të vdekur

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Dosja e prokurorisë për naftarët: Babë e birë po akuzohen se parat e pista të narkotikëve i legalizuan për kontrabandimit me naftë

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Mirësevini mërgimtarë, “ISA” Sh.P.K. po ndërton banesat e ëndrrave në zemër të Skenderajt

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Plagosja e katërfishtë: Nipat donin vrasjen e dajës, shkak hakmarrja? (VIDEO)

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Dosja e Prokurorisë: Pronari i ‘Veda 2 Petrol’, Dashnim Miftari dyshohet si pjesë e grupit të organizuar kriminal – kontrabandë me naftë e pastrim parash

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë