Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pse shtatë deputetë të LVV-së dhe dy ministra mbeten jashtë listave për zgjedhjet e 9 shkurtit?

12/12/2024 - 23:35
në Lajme
A A
Pse shtatë deputetë të LVV-së dhe dy ministra mbeten jashtë listave për zgjedhjet e 9 shkurtit?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shtatë deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, nuk janë përfshirë në asnjë listë zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, duke nxitur spekulime dhe diskutime mbi arsyet që qëndrojnë pas këtij vendimi.

Por sipas vetë deklarimeve të tyre, disa prej këtyre deputetëve kanë deklaruar publikisht se vendimi për të mos garuar ka motive personale dhe nuk ka të bëjë me hatërmbetje apo pakënaqësi ndaj partisë dhe strukturave të saj.

Ata kanë theksuar se do të vazhdojnë të mbështesin parimet dhe qëllimet e Lëvizjes Vetëvendosje edhe pse nuk do të jenë të angazhuar drejtpërdrejtë politikisht.

Në anën tjetër, një pjesë e deputetëve të larguar kanë shprehur synimin për të lënë politikën, duke e konsideruar të përfunduar kontributin e tyre në skenën parlamentare.

Burim Meta – ka kritikuar dy bashkëkryetarët e partisë “Guxo”, Donika Gërvalla dhe Faton Peci, duke i akuzuar ata se kanë kthyer partinë në një “satelit” të Lëvizjes Vetëvendosje, duke e humbur identitetin e saj të pavarur.

Meta ka theksuar në Tv Dukagjini se përçarja ka ndodhur për shkak të interesave personale të dy liderëve, të cilët, sipas tij, kanë anashkaluar interesat e partisë dhe kanë ndjekur agjenda të tjera.

Fitim Uka – ka marrë vendimin për t’i dhënë fund karrierës së tij politike dhe për t’iu kthyer profesionit të tij të mëparshëm në fushën e edukimit dhe psikologjisë.

Jahja Kokaj – ka deklaruar se ka vendosur të mos kandidoj më për deputet për shkak të dukurive jo korrekte, si që janë sharjet e ngjashëm.

Tinka Kurti – ka deklaruar se ka vendosur të mos rikandidoj në zgjedhjet e ardhshme.

“Kjo nuk ma lëkund besimin e angazhimin. Mbase përkundrazi, ka me qenë më e lehtë me u angazhu në fushatë por jo për vete”, ka shkruar Kurti.

Arta Bajralia – ka sqaruar se është vendim personal për të mos rikandiduar në këto zgjedhje.

“Dua të theksoj se ky vendim është marrë pas një reflektimi të gjatë dhe nuk e ndryshon aspak përkushtimin tim ndaj LVV apo ndaj vizionit të saj transformues”, ka shkruar Bajralia.

Jashta listave zgjedhore kanë mbetur edhe deputetët Gazmend Gjyshinca, Ekrem Mustafa e Yllza Hoti nga të cilët ende nuk ka pasur ndonjë reagim publik deri në publikimin e këtij artikulli.

Në Kuvendin e Kosovës nuk do të jetë as deputeti Fatmir Humolli, i cili ishte larguar më parë nga LVV për të vazhduar si deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovës.

Derisa në lista zgjedhore nuk janë përfshirë as dy ministra të qeverisë që vijnë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Besnik Bislimi ka shpjeguar se ai do të jetë Shef i Shtabit Zgjedhorë të LVV-së, derisa ende nuk ka ndonjë reagim publik nga Liburn Aliu pse ai nuk është përfshirë në listat zgjedhore.

JU REKOMANDOJMË

Guri i LDK-së tregon pse deputetët e VV-së e kanë kapur keq me të
Lajme

Guri i LDK-së tregon pse deputetët e VV-së e kanë kapur keq me të

12/07/2025 - 11:02
Ambasadorja amerikane: SHBA e përkushtuar që Kosova të njihet plotësisht në OKB
Lajme

Ambasadorja amerikane: SHBA e përkushtuar që Kosova të njihet plotësisht në OKB

12/07/2025 - 10:46
Osmani: Marrëveshja e Uashingtonit është zbatuar, Trump njeri që kryen punë
Lajme

Osmani: Marrëveshja e Uashingtonit është zbatuar, Trump njeri që kryen punë

12/07/2025 - 10:41
Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit në Serbi, Vuçiq i thotë se dialogun e sheh si të vetmen mënyrë për zgjidhjen e çështjeve të hapura
Lajme

Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit në Serbi, Vuçiq i thotë se dialogun e sheh si të vetmen mënyrë për zgjidhjen e çështjeve të hapura

12/07/2025 - 10:33
Osmani në SHBA e potencon rolin e saj kur pyetet për bll’okadën: Presidentja është këtu, mos u shqetësoni
Lajme

Osmani në SHBA e potencon rolin e saj kur pyetet për bll’okadën: Presidentja është këtu, mos u shqetësoni

12/07/2025 - 10:28
Mitrovicë: Në gjendje të dehur, babai sulmon fizikisht djalin
Lajme

Mitrovicë: Në gjendje të dehur, babai sulmon fizikisht djalin

12/07/2025 - 10:01

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ishte i dyshuar për vjedhjen e arit brenda Policisë, ky është komandanti që u shkarkua nga Stacioni Policor në Klinë

    Ishte i dyshuar për vjedhjen e arit brenda Policisë, ky është komandanti që u shkarkua nga Stacioni Policor në Klinë

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Ish-deputeti i PDK-së aderon te Nisma, shkak qeverisja e Shaqir Totajt: Prizreni nuk ka nevojë për fjalë boshe

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • E vizitoi të dënuarin me burgim të përjetshëm, reagon Ziza Pajaziti

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Osmani e përmendi Vuçiqin si ministër të propagandës së Millosheviqit në SHBA, Petkoviq reagon me gjuhë fyese

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Loredana ‘shpër’then’ në rrjete për Mozzik

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë