Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

PSG-ja ia shkëputi kontratën, ish-ylli i Bayernit mbetet pa klub në moshën 29-vjeçare

02/09/2026 - 13:07
në Sport
A A
PSG-ja ia shkëputi kontratën, ish-ylli i Bayernit mbetet pa klub në moshën 29-vjeçare
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dikur konsiderohej si njëri prej talentëve më të mëdhenj në Evropë, por Renato Sanches tashmë është pa skuadër në moshën 29-vjeçare.

Sipas raportimeve nga Portugalia, PSG-ja ka vendosur ta ndërpresë kontratën me mesfushorin portugez, përcjell “Gazeta Express”.

Pavarësisht se e kishte edhe një vit të mbetur në kontratën e tij me klubin francez, 32-herë reprezentuesi i Portugalisë tashmë është në kërkim të një klubi të ri, pasi e kishte humbur vendin në planet e PSG-së.

Në periudhën e fundit, PSG-ja e dërgoi Sanchesin në huazim për tri sezone radhazi, te Roma, Benfica dhe Panathinaikos.

Megjithatë, ai nuk arriti të linte gjurmë të qëndrueshme në asnjërin prej këtyre klubeve dhe e nuk fitoi një transferim të përhershëm.

Tash për tash, e ardhmja e tij mbetet e paqartë, ndonëse së fundmi është përmendur Bundesliga dhe një transferim i mundshëm te Union Berlini.

Sanches shpërtheu në skenën evropiane gjatë Euro 2016, ku u shfaq si një prej talenteve më premtuese të futbollit.

Në të njëjtin vit, ai e fitoi çmimin “Golden Boy”, si lojtari më i mirë U21 në Evropë.

Performancat e tij e bindën Bayern Munichun që t’i paguante rreth 35 milionë euro për ta transferuar nga Benfica.

Megjithatë, në Munich ai nuk arriti kurrë të vendosej si titullar i rregullt.

Më pas erdhi një huazim te Swansea City, përpara se Lille ta transferonte përfundimisht në vitin 2019 për rreth 20 milionë euro.

Tri vjet më vonë, Sanches u transferua te PSG-ja, por edhe në Paris nuk arriti ta siguronte një vend të qëndrueshëm në formacion.

Në total, ai i zhvilloi vetëm 27 paraqitje për PSG-në, përpara se ta niste një seri huazimesh dhe problemesh që e larguan gjithnjë e më shumë nga planet e klubit.

Tani, në moshën vetëm 29-vjeçare, ish-fituesi i “Golden Boy” është sërish në kërkim të një klubi të ri pasi do të jetë lojtar i lirë.

JU REKOMANDOJMË

Xherdan Shaqiri pjesë e formacionit më të mirë në Superligën e Zvicrës

Shaqiri e refuzon trajnerin e Zvicrës: Dera është e mbyllur!
14/09/2026 - 13:18

Xherdan Shaqiri është përfshi në formacionin më të mirë të javës së tetë në Superligën e Zvicrës. Futbollisti shqiptar është vlerësuar me notën e lartë 9.9 në faqja...

Më shumëDetails

Dembélé i përgjigjet Mbappés për “lojtarin e zgjedhur”: “Unë gjithmonë kam punuar në heshtje”

Dembélé i përgjigjet Mbappés për “lojtarin e zgjedhur”: “Unë gjithmonë kam punuar në heshtje”
14/09/2026 - 13:17

Ousmane Dembélé ka reaguar ndaj deklaratave të Kylian Mbappés, i cili pak ditë më parë kishte bërë një krahasim mes karrierës së tij dhe asaj të bashkëlojtarit te...

Më shumëDetails

Mbreti i Manchesterit! Haaland thyen rekordet e Rooneyt dhe Agueros në derbi

Mbreti i Manchesterit! Haaland thyen rekordet e Rooneyt dhe Agueros në derbi
14/09/2026 - 13:16

Erling Haaland ka shkruar emrin e tij në historinë e derbit të Manchesterit, teksa Manchester City, edhe me dhjetë lojtarë, ruajti nisjen perfekte në sezonin e ri të...

Më shumëDetails

Ronaldo, personazhi më i paguar në Instagram, kaq para fiton për një postim

Ronaldo, personazhi më i paguar në Instagram, kaq para fiton për një postim
12/09/2026 - 22:08

Cristiano Ronaldo vazhdon ta dëshmojë fuqinë e tij edhe jashtë fushës së futbollit. Ylli portugez tashmë raportohet se fiton rreth 3.3 milionë euro për një postim të vetëm...

Më shumëDetails

Laura Fazliu ka kaluar në gjysmëfinale të Grand Slamit në Budapest

Laura Fazliu ka kaluar në gjysmëfinale të Grand Slamit në Budapest
12/09/2026 - 14:34

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu, ka kaluar në gjysmëfinale të Grand Slamit në Budapest të Hungarisë. Laura po garon në kategorinë deri 63 kilogramë. Nisi me fitore bindëse...

Më shumëDetails

Chelsea e kërkoi me ngulm, Xhaka tregon pse tha “jo”

Chelsea e kërkoi me ngulm, Xhaka tregon pse tha “jo”
12/09/2026 - 10:51

Granit Xhaka ka folur për herë të parë rreth përpjekjes së Chelseat për ta transferuar gjatë afatit kalimtar të verës. Mesfushori veteran ishte një nga objektivat kryesorë të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Deklarata bombë e nënkryetarit të Kuvendit: Kuvendi nuk është konstituuar

    Deklarata bombë e nënkryetarit të Kuvendit: Kuvendi nuk është konstituuar

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Mandati i ri si ministre për Kusari-Lilen, ky është veprimi i parë i saj

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • AfD kundër pavarësisë së Kosovës? Deputeti gjerman sqaron qëndrimin për Kosovën dhe Serbinë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm të mërkurën, a lirohet me automatizëm?

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • “Një vend ku t’i kapin armët” – Mërgim Lushtaku: Nëse dënohen krerët e UÇK-së, Kosova ka me qenë në rrezik

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë