Militantët palestinezë kanë zënë robër dhjetëra izraelitë, ushtarakë dhe civilë, në një zhvillim të paprecedentë gjatë ditës së sotme.
Disa mendohet se mbahen në disa nga qytetet e vogla pranë Rripit të Gazës, ndërsa të tjerët janë kthyer në Gaza, raporton BBC.
Është shfaqur video që tregon momentin kur një burrë, që besohet të jetë një peng izraelit, shtyhet në një makinë, e cila më pas largohet.
Pamjet e publikuara nga BBC mund t’i gjeni
Sulmi ndaj Izraelit nga Gaza përfshiu një breshëri masive raketash, si dhe njerëz të armatosur që depërtuan në territorin izraelit – dhe gjithashtu operacione detare.
Mbi 150 persona kanë humbur jetën pas raketave të lëshuara në seri nga Rripi i Gazës në drejtim të Izraelit mëngjesin e së shtunës dhe rreth 1 mije persona kanë mbetur të plagosur.
Kryeministri Netanjahu në video mesazhin drejtuar kombit tha se ishin nën sulm të paprecedentë nga lufta që kishte filluar dhe premtoi hakmarrje të shpejtë.
Hakmarrja ndaj Hamasit nuk vonoi. Një breshëri raketash goditën pozicionet e dyshuara të Hamasit në Gaza duke lënë pas të paktën 200 viktima dhe qindra të plagosur.













