
Ditën e djeshme një aksident ka tronditur qytetin e Skenderajit por jo vetëm, ku vozitësi i moshës 30-vjeçare ka humbur drejtimin e më pas dhe ka ndërruar jetë, e krejt kjo ngjarje ka ndodhur në Polac të Skenderajit, shkruan Veriu.info.
Viktima e këtij aksidentit është Arxhend Goxhuli, i cili nuk i ka mbijetuar plagëve, ndërsa në pamjet kritike shihet se si tashmë viktima kishte humbur kontrollin e timonit dhe ishte vetaksidentuar.
Fillimisht i aksidentuari ishte dërguar me urgjencë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë, e më pas për shkak të gjendjes kritike ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku dhe humbi betejën me jetën.
Bashkangjitur keni videon nga momenti i aksidentit:
Kujtojmë se shifrat e aksidenteve të trafikut në vendin tonë janë në rritje të vazhdueshme ku vetëm 3 muajt e parë të vitit, Policia e Kosovës kishte njoftuar se janë shënuar mbi 4 mijë e 200 aksidente.












