
Avokati i të akuzuarit Naser Pajaziri për vrasjen e Donjeta Pajaziti, ka postuar një foto me të akuzuarin pak orë pasi u morë vendimi për lirimin e tij.
Naser Pajaziti ishte tri herë i dënuar më burgim të përjetshëm, por Gjykata Supreme e shpalli të pafajshëm.
Vendimi për lirimin e Naser Pajazitajt, e mori Kolegji Penal i Gjykatës Supreme.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe vëllai i viktimës, Shkëlqim Pajazitaj.
“Nga sot e tutje ne nuk kemi besim as në polici, gjykatë e as prokurori. Që 7 vjet nuk ishin në gjendje ta zbulojnë të vërtetën. Këta më shumë janë të interesuar të marrin një pagë nga shteti sesa të vë drejtësi në vendin e tyre”, tha Pajazitaj.













