Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24 orësh të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
Sipas këtij raporti në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 602 raste të reja me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur edhe 6 pacientë me COVID-19.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 2584 pacientë ndërsa numri i rasteve aktive është 12.651
Raporti i plotë i IKSHPK-së:
13 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 835 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
ℹ 1.801.246 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 810.708 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Deri më sot janë dhënë 93.334 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
ℹ Nga 4.386 testime, 602 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 6 raste të vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 2.584 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 207.216.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 12.651.
➡Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!













