Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Publikohet raporti/ Kaq kanë besim qytetarët në institucionet e Kosovës

21/12/2022 - 15:36
në Kryesore, Lajme
A A
Publikohet raporti/ Kaq kanë besim qytetarët në institucionet e Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka publikuar sot (21 dhjetor 2022) anketën e Barometrit të Sigurisë në Ballkanin Perëndimor për vitin 2022 lidhur me besimin e të anketuarve në institucionet publike, si dhe perceptimet për korrupsionin dhe integritetin e administratës publike në vend.

Gjatë konferencës u lansua edhe platforma online e Barometrit të Sigurisë të Ballkanit Perëndimor (securitybarometer.qkss.org) që publikon dhe i bën të qasshme për publikun të gjitha të dhënat që merren nga anketa e Barometrit në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi. Kjo platformë interaktive i ofron publikut mundësinë për të analizuar, ndërvepruar, dhe filtruar të dhënat e WBSB-së, të cilat mund të klasifikohen sipas shtetit, regjionit, kombësisë, moshës, gjinisë, llojit të vendbanimit etj.

Sa i përket raportit të parë në lidhje me të dhënat për besimin e të anketuarve në institucione publike, institucionet e sigurisë kanë rezultuar se gëzojnë besimin më të madh të qytetarëve në krahasim me institucionet tjera. Forca e Sigurisë së Kosovës është më e besueshmja me 83%, pasuar nga Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave me 73% dhe Policia e Kosovës me 72%. Siç shihet, qytetarët u besojnë më së shumti këtyre tri institucioneve të uniformuara. Pos tyre, dy institucione të tjera të sigurisë kanë shënuar rritje domethënëse në vitin 2022: rreth 60 për qind e të anketuarve kanë besim në Inspektoratin Policor të Kosovës dhe 51 për qind në Agjencisë e Kosovës për Inteligjencë, ndërsa Dogana e Kosovës me 46 për qind.

Nga ana tjetër, institucionet e drejtësisë vazhdojnë të përballen me skepticizëm e mungesë besimi për shkak se besimi në Gjykata dhe Prokurori nuk ka shënuar rritje as këtë vit. Shkalla e besimit në këto dy institucionet është 30%.

Sa i përket institucioneve qendrore, Presidentja e Kosovës renditet me besim relativisht të lartë nga të anketuarit në krahasim me Qeverinë dhe Kuvendin. Rrjedhimisht, Presidentja gëzon besimin e 59% të të anketuarve, përderisa Kuvendi i Kosovës me vetëm 25% dhe Qeveria e Kosovës me 33% përkatësisht.

Këto dy të fundit kanë shënuar rënie të besueshmërisë në krahasim me vitin e kaluar. Kundrejt tyre, besimi në komuna për këtë vit është 55%.

Sipas të anketuarve, korrupsioni dhe krimi i organizuar vazhdojnë të jenë ndër sfidat kryesore të sigurisë kombëtare në Kosovë. 82% përmendën krimin e organizuar dhe 80% korrupsionin si dy fenomene që kërcënojnë sigurinë kombëtare dhe dëmtojnë sundimin e ligjit në Kosovë. Veç kësaj, të anketuarit nuk ishin të kënaqur as me performancën e Qeverisë së Kosovës në luftimin e korrupsionit apo krimit të organizuar, ndërsa vetëm 30 për qind e vlerësuan këtë të fundit si të mirë. Sidoqoftë, të anketuarit janë shprehur mjaft pozitivë sa i përket raportimit të korrupsionit në institucionet gjegjëse, pasi 66% prej tyre do të raportonin për raste korrupsioni tek institucionet përkatëse nëse do të ishin dëshmitarë të korrupsionit.

Shumica dërmuese e të anketuarve nuk janë aspak të kënaqur se si zhvillohet procesi i punësimit në administratën publike. Ka një shkallë të lartë skepticizmi marrë parasysh se 86 për qind e të anketuarve mendojnë se nëpunësit civilë në administratën publike janë të punësuar në bazë të nepotizmit (lidhjeve familjare), lidhjeve politike dhe ryshfetit ose korrupsionit, kundrejt vetëm 11 për qind që perceptojnë se janë të punësuar në bazë të meritës dhe kualifikimeve. Të anketuarit priren të jenë më pak pesimistë në lidhje me proceset e rekrutimit në sektorin e sigurisë në krahasim me administratën publike, megjithatë sfidat mbeten.

Rreth 42 për qind ndanë perceptimet se të punësuarit në institucione të sigurisë punësohen më shpesh bazuar në meritat dhe kualifikimet e kandidatëve, ndërsa rreth 54 për qind e të anketuarve mendojnë se janë të punësuar përmes nepotizmit, lidhjeve politike dhe ryshfetit apo korrupsionit.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë