Në 24 orët e fundit janë shënuar 29 raste pozitive me koronavirus, sipas të dhënave nga IKSHPK.
Tutje në këtë raport u bë e ditur se nuk ka pasur asnjë viktimë për këto orë.
12 pacientë janë shëruar nga koronavirusi, kurse numri i raste aktive është 509.
Raporti i plotë:
Nga 3.344 testime, 29 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.060
Në total numri i rasteve aktive është 509.












