Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pula: Qytetarët dhe institucionet e Kosovës meritojnë partneritet të sinqertë me SHBA-të!

25/05/2024 - 09:36
në Lajme
A A
Pula: Qytetarët dhe institucionet e Kosovës meritojnë partneritet të sinqertë me SHBA-të!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

“Potenciali në rritje i kthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë i mbush liderët evropianë me “stres dhe ankth”, kryesisht për shkak të prirjes së ish-presidentit amerikan për ndryshime të egra dhe të papritura të politikave”

Kështu deklaroi kryeministri i vendit, Albin Kurti, për uebfaqen e lajmeve “Semafor”.

Në lidhje me këtë deklaratë të kryeministrit Kurti ka folur për “Gazeta Blic”, Njohësi i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Shqiprim Pula.

Pula tha se intervista e kryeministrit duhet lexuar në disa dimensione duke dhënë një shpjegim në lidhje me këtë.

Ai tutje potencoi se mbështetja e SHBA-ve dhe Mbretërisë së Bashkuar është e duhur dhe e domosdoshme duke konsideruar qasjen agresive të Serbisë.

“Intervista e publikuar e kryeministrit të Republikës dhënë për “semafor”, duhet lexuar në shumë dimensione.Emra të përvetshëm, të cilët mbi arsyet e njohura e edhe të panjohura, mund të jenë sfidë kurdo herë kur ndjekin strategji për qëllime puqi “demokratik” siç ka ndodh në mes të pandemisë duke e rrëzuar qeverinë e dalur nga zgjedhjet demokratike, të cilën situatë e kemi përjetuar të gjithë. E më e rënduar bëhet situata kur të tillë gjatë apo pas përfundimit të mandatit të tyre, lëshojnë deklarata “edhe kërcënuese” që godasin legjitimitetin e drejtuesve të institucioneve demokratike në vendin tonë. Prandaj, situatat bëhen më stresuese kur dihet që kontinenti ynë po kalon nëpër një situatë të sigurisë shumë delikate, e rajoni ynë me një gjeopolitikë tepër fragjile.Mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar e SHBA-së dhe e aleatëve, për Kosovën demokratike e të pavarur dhe me një territor sovran, është më se e duhur dhe e domosdoshme, konsideruar qasjen agresive të fqinjit tonë verior, Serbisë. Kjo duhet kuptuar si tema më qenësore e marrëdhënieve tona të dyanshme e shumëanëshme” deklaroi Pula.

Pula tha se qytetarët e Kosovës dhe institucionet meritojnë partneritet të sinqertë me Mbetërinë e Bashkuar dhe me SHBA-në.

“Prandaj, qytetarët e Kosovës dhe institucionet e Republikës meritojnë partneritet të sinqertë me Mbetërinë e Bashkuar dhe me SHBA-në.
Qytetarët e Kosovës dhe qeveria e Republikës, e meriton mbështetjen për forcimin e shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtarisht, duke n’a e lehtësuar rrugën për në Aleancën VeriAtlantike – NATO dhe organizma të tjerë ndërkombëtarë. Qytetarët e Kosovës dhe qeveria e Republikës, e meritojnë integrimin e plotë ndërkombëtar dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shtetet mosnjohëse të Unionit Europian. Qytetarët e Kosovës dhe qeveria e Republikës, e meritojnë që të mos qëndrojnë mbrapa Mbetërisë së Bashkuar e ShBA-së, por krah për krah me ta si partnerë e aleatë të pandashëm për arsyen se kanë përcaktim për të njëjtat qëllime, vlera perëndimore e demokratike” deklaroi në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”, Njohësi i Marrdhënieve Ndërkombëtare, Shqiprim Pula.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë