Rastet kur punëkryesit nuk e bëjnë punën me përgjegjësi janë të shpeshta, por kjo bëhet shqetësuese kur nga mospërgjegjshmëria e tyre mund të pësojnë kalimtarë rasti.
Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në Skenderaj, afër sheshit të këtij qyteti ku një punëkryes në një vendpunishte po rrezikon seriozisht kalimtarët e kësaj pjese.
Ky punëkryes ka dëmtuar shtyllat skaj rrugës dhe siç shihet nuk ka marrë masa, duke rrezikuar kalimtarët.
Papërgjegjshmëria e këtij punëkryesi ka dëmtuar edhe trotuarin e rrugës destinuar për ecjen e këmbësorëve.
Më poshtë ju sjellim pamje ekskluzive të siguruara nga Veriu.info: