Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Punësime familjare në Drejtorinë e Arsimit në Mitrovicë: Drita Kadriu punëson mbesën si asistente për nxënësit me nevoja të veçanta

15/07/2022 - 12:35
në Lajme
A A
Punësime familjare në Drejtorinë e Arsimit në Mitrovicë: Drita Kadriu punëson mbesën si asistente për nxënësit me nevoja të veçanta
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Drejtoresha e Arsimit në komunën e Mitrovicës, Drita Kadriu ishte dënuar muanin e kaluar me 1200 euro gjobë si person fizik, pasi që nga Inspektorati i Punës ishte konstatuar se ka shkelur ligjin e punës, pasi që një mësimdhënësje i janë shkelur të drejtat e saj si e punësuar në këtë institucion.

Por skandalet e saj nuk kanë të ndalur, pasi që ka vazhduar me punësime familjare në Drejtorinë e Arsimti.

“Mitropol” raporton se Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Mitrovicës, Drita Kadriu, do i ofrojë kontratën e punës në pozitën e asistentes për fëmijët/nxënësit me nevoja të veçanta vajzës së vëllaut të saj, Gonxhe Kadriut, në testin me shkrim të së cilës pozitë Kadriu mori plot 97 pikë.

“Mitropol” ka siguruar dokumentin ku Gonxhe Kadriu figuron në listën e të pranuarëve në këtë pozitë në konkursin e shpallur nga DKA ku drejtoreshë është halla e saj, Drita.

Praktika e punësimit të favorizuar paraqet shkelje të së paku Konventës Universale për të Drejtat e Njeriut, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të Ligjit Nr. 05/L-021 për Mbrojtje nga Diskriminimi dhe Ligjit Nr. 06/L-011 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit.

Neni i 6-të i Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit specifikon se konflikti i interesit është gjendja e mospajtimit ndërmjet detyrës publike dhe interesave private të zyrtarit të lartë, kur ai ka interesa private të drejtpërdrejta ose të tërthorta, personale ose pasurore, te cilat ndikojnë, mund të ndikojnë ose duket sikur ndikojnë në ligjshmërinë, transparencën, objektivitetin dhe paanësinë e tij gjatë ushtrimit të funksionit publik, poashtu në nenin e 9-të të këtij ligji, pika 1.9. thotë se zyrtarit i ndalohet të ndërmarr veprime të cilat në ndonjë mënyrë do t’i përshtaten interesit personal të tij apo interesit të personave të afërt.

“Mitropol” ka dërguar pyetje në adresë të drejtoreshës Kadriu në lidhje me këtë çështje, mirëpo nuk ka marrë asnjë përgjigje nga ajo edhe pas dy ditësh pritje.

Mes shumë pyetjesh, portali ka pyetur drejtoreshën e Arsimit se a pranon të ketë pasur ndikim të drejtpërdrejtë apo të tërthortë në punësimin e mbesës së saj në këtë pozitë, mirëpo nuk arriti të merrte përgjigje njejtë sikur për pyetjet e tjera të dërguara në adresë të drejtoreshës Kadriu.

Rezultatet e konkursit për pozitën në fjalë u shpallën më 16 qershor 2022, gjersa lista definitive e kandidatëve që plotësojnë kriteret e përcaktuara për këtë pozitë ishte shpallur më 27 maj të këtij viti.

Veç mbesa, edhe një i afërm tjetër i Kadriut pritet të rehatohet në një konkurs publik, rezultatet e testit me shkrim të së cillit cilit u publikuan dy ditë më parë.

“Mitropol” mëson se Fisnik Morina është dhëndrri i motrës së drejtoreshës Kadriu, e i cili u kualifikua në pozitën ‘Zyrtar për Teknologji Informative’ me 97 pikë në testin me shkrim, në QKMF’në “Nexhat Çuni”, konkurs ky i shpallur nga Drejtoria e Shëndetësisë me drejtor Fahri Shabanin, kolegun e Drita Kadriut.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë