
Platforma Liria ka Emër këtë të diele organizon marsh me qytetarë në Prishtinë në mbrojtje të ish drejtuesve të UÇK-së që pi akuzohen nga Gjykata Speciale, të cilin e ka quajtur “Marshojmë për Drejtësi”.
Ky aktivitet po merr mbështetje gjithëpopullore në Kosovë, ku sot në përkrahje të këtij aktiviteti kanë dalë edhe punëtorët shëndetësor të QKMF-së në Mitrovicë.
Punëtori shëndetësor i QKMF-së, Shpetim Aliqkaj, përmes një postimi ka thënë se të gjithë së bashku duhet të marrim pjesë në marshin për Drejtësi, transmeton Veriu info.
Postimi i Shpetim Aliqkaj:
Marshojmë për Drejtësi
Të gjithë së bashku duhet të tregojmë të dielen se askush nuk mund t’i dënoj çlirimtarët në emrin tonë!
Lufta e lavdishme e UÇK-së u mbështet edhe nga ShBA dhe shtetet më të fuqishme Perëndimore, sepse ishte luftë e drejt dhe në mbrojtje të popullit.
Andaj, shihemi të dielen në Prishtinë, ku do të marshojmë për drejtësi!











