Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Punëtorë të “Trepçës” pa paga për Kurban Bajram, ankohen për diskriminim

07/06/2025 - 22:09
në Kryesore, Lajme
A A
Minatorët pa paga, por menaxhmenti  i Trepçës ha dreka luksoze me peshk salmon e birra
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Punëtorë të gjigantit metalurgjik “Trepça” po ankohen se në këtë ndërmarrje janë duke u bërë diskriminime lidhur me pagat.

Një punëtor i kësaj ndërmarrjeje, që identitetin kërkoi ta mbante të fshehur, tha se ka mbetur në gjendje të keqe financiare për festën e Kurban Bajramit për shkak se nuk i ka dalë paga në konto.

Për Klankosova.tv, ai tha se menaxhmenti dikujt ia ka transferuar pagën, e dikujt jo.

“Po bëjnë ndarje, dikujt i kanë dhënë rrogën, e dikujt jo. Madje edhe ata që i kanë paguar, i kanë dhënë vetëm gjysmën e rrogës”, tha ai për Klankosova.tv.

Ky punëtor tha se muajin e kaluar, një pjesë e punëtorëve kanë mbajtur grevë për të shprehur pakënaqësitë e tyre pikërisht për këtë çështje.

E pikërisht për këtë çështje, ai pretendon se kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes, Faton Ahmeti, i ka kërcënuar punëtorët që kanë marrë pjesë në atë grevë, duke iu thënë, sipas tij, se do të mbeten pa paga.

Klankosova.tv kontaktoi me Ahmetin, por që i njëjti nuk dha versionin e tij mbi këtë pretendim, por vetëm na drejtoi te Drejtori i Burimeve Njerëzore në ndërmarrje, Besim Xhemajli, për çështjen e pagave.

Ky i fundit konfirmoi se ka vonesa në paga dhe tha se kjo gjendje po vazhdon në 5-6 muajt e fundit për shkak të telasheve me mjete buxhetore.

Ndërkaq, lidhur me atë se pse disa punëtorë janë paguar e të tjerë jo, Xhemajli e hodhi gurin kah Ahmeti.

Ai tha se kjo është çështje buxhetore me të cilën merret kryeshefi ekzekutiv, i cili, sipas Xhemajlit, vendos se cilës njësi t’u lëshohen pagat në bazë të prioriteteve.

Drejtori i Burimeve Njerëzore në ndërmarrjen “Trepça” theksoi se në javën e ardhshme pritet të ekzekutohen edhe pagat e pjesës tjetër që nuk janë paguar.

Klani ka kontaktuar sërish me Kryeshefin Ahmeti për çështjen e kërcënimit të pretenduar nga punëtorët, por ai nuk e pranoi t’i ketë kërcënuar ata, por deklaroi se vetëm i ka zbatuar “procedurat ligjore”.

“Në këtë rast nuk e di çfarë është duke trajtuar si kërcënim. Nëse e trajton zbatimin e procedurave ligjore si kërcënim, nuk di çfarë të them në këtë rast”, tha shkurtimisht Ahmeti.

Sipas asaj që ka mësuar Klankosova.tv jozyrtarisht, vetëm punëtorët e “Stan Tërgut” po i marrin pagat me rregull.

Problemet financiare janë duke e përcjellë “Trepçën” pothuajse vazhdimisht viteve të fundit. Korrikun e vitit të kaluar, punëtorët e kombinatit metalurgjik Trepça e patën ndërprerë punën në shenjë pakënaqësie për çështjen e pagave.

Greva të punëtorëve, në kërkim të kushteve më të mira dhe pagave më të larta, ka pasur kohë pas kohe.

“Trepça” është shoqëri aksionare me 80 për qind që aksioneve që janë të Qeverisë së Kosovës, kurse 20 për qind janë të punonjësve të kësaj ndërmarrjeje.

JU REKOMANDOJMË

Osmani bartëse e listës? Azemi tregon nëse është diskutuar si opsion në LDK

Edhe Presidentja Osmani e përcjell konferencën e Kurtit dhe Muratit
25/03/2026 - 15:36

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, është përgjigjur raportimeve se presidentja Vjosa Osmani do të jetë bartëse e listës së LDK-së, në qoftë se vendi shkon në...

Më shumëDetails

Punëtorët e “Prishtina Parkingut” protestojnë për të tretën herë, paralajmërojnë grevë të përgjithshme

Punëtorët e “Prishtina Parkingut” protestojnë për të tretën herë, paralajmërojnë grevë të përgjithshme
25/03/2026 - 15:35

Punëtorët e “Prishtina Parkingut”, kanë protestuar për të tretën herë para zyreve të kësaj ndërmarrjeje, duke kërkuar përmirësimin e kushteve të punës. Rritja e pagës, pagesa e shujtës,...

Më shumëDetails

Irani lejon kalimin e anijeve të naftës ‘jo-armiqësore’ në Ngushticën e Hormuzit, por i vë kusht

Irani lejon kalimin e anijeve të naftës ‘jo-armiqësore’ në Ngushticën e Hormuzit, por i vë kusht
25/03/2026 - 15:31

Një numër i kufizuar anijesh vazhdojnë të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, ndërsa Irani ka deklaruar se anijet cisternë të naftës që konsiderohen “jo-armiqësore” mund të kalojnë nëpër...

Më shumëDetails

Izraeli drejt votimit final për ligjin e dënimit me vdekje për të dënuarit për terrorizëm

Izraeli drejt votimit final për ligjin e dënimit me vdekje për të dënuarit për terrorizëm
25/03/2026 - 15:26

Legjislacioni i iniciuar nga partia e ekstremit të djathtë Otzma Yehudit ka tërhequr kritika në rritje nga kundërshtarët dhe grupet për të drejtat e njeriut, teksa avancoi në...

Më shumëDetails

Deputetja e VV-së thotë se janë të gatshëm të bashkëpunojë me opozitën për presidentin e ri

Deputetja e VV-së thotë se janë të gatshëm të bashkëpunojë me opozitën për presidentin e ri
25/03/2026 - 15:17

Deputetja e LVV-së, Arbëreshë Kryeziu, tha se LVV-ja është e gatshme të vazhdojë bisedimet me partitë opozitare për të gjetur një emër konsensual për president të ri, i...

Më shumëDetails

Supremja e shpall të paligjshëm kufizimin kohor për njohjen e kualifikimeve arsimore në pensionet kontribut-paguese

Supremja e shpall të paligjshëm kufizimin kohor për njohjen e kualifikimeve arsimore në pensionet kontribut-paguese
25/03/2026 - 15:03

Gjykata Supreme e Kosovës e ka shpallë të paligjshëm dhe ka shfuqizuar paragrafin 5 të nenit 5 të Udhëzimit Administrativ Nr. 09/2015 (MPMS), i cili rregullon kategorizimin e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Inspeksioni i ndërpret punimet pa leje një kompanie ndërtimore, po rrezikonte qytetarët dhe nxënësit

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Vushtrriasi Erjon Krasniqi merr titullin Doktor Shkence në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Sot nisi punën edhe zyrtarisht stacioni i ri i autobusëve në Skenderaj, me kushte moderne

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë