Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Punëtorët e RTK-së nesër në grevë

16/11/2025 - 19:47
në Kryesore, Lajme
A A
Punëtorët e RTK-së nesër në grevë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Sindikatë e Punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës (RTK) ka njoftuar se u ka dërguar letra zyrtare disa prej institucioneve më të larta evropiane, duke përfshirë Roberta Metsola, Kryetare e Parlamentit Evropian, Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian, dhe Viola von Cramon, Raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian.

Në këto komunikime, sindikata ka paraqitur situatën e rënduar financiare në RTK, ku punonjësit ende nuk kanë marrë pagat, ndonëse institucioni po i afrohet muajit dhjetor. Sipas sindikatës, ky është një zhvillim tejet shqetësues që përbën shkelje të të drejtave të njeriut dhe të punës, duke vënë në rrezik mirëqenien ekonomike të qindra familjeve.

“Paga është një e drejtë themelore, e garantuar nga ligjet vendore dhe standardet evropiane,” ka theksuar sindikata, duke kërkuar masa urgjente nga institucionet e Kosovës për të zgjidhur krizën.

Si pjesë e reagimit dhe mobilizimit të punëtorëve, Sindikata e Punëtorëve të RTK-së ka paralajmëruar se të hënën, nga ora 11:00, në oborrin e RTK-së, do të mbahet një grevë njëorëshe, ku të gjithë punonjësit ftohen të pezullojnë punën si një akt simbolik dhe i vendosur për të kërkuar zgjidhje.

Sindikatës ka bërë të ditur se situata aktuale është e papranueshme dhe se janë të gatshëm të ndërmarrin të gjitha masat ligjore dhe sindikale të nevojshme për të siguruar pagesa të rregullta dhe funksionimin e qëndrueshëm të shërbimit publik medial.

Në fund, ata u bëjnë thirrje institucioneve që të reagojnë menjëherë dhe të mos lejojnë që kriza të thellohet më tej, duke rrezikuar vazhdimin e misionit publik të RTK-së.

JU REKOMANDOJMË

BE-ja bën thirrje për përmbajtje pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

BE-ja bën thirrje për përmbajtje pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së
16/09/2026 - 14:12

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje të gjitha palëve dhe aktorëve në Kosovë dhe në rajon që të tregojnë përmbajtje pas aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep...

Më shumëDetails

Ministri i Kurtit pëlqen postimin e Vudi Xhymshitit që e quan “vrasës” Hashim Thaçin

Ministri i Kurtit pëlqen postimin e Vudi Xhymshitit që e quan “vrasës” Hashim Thaçin
16/09/2026 - 14:01

Gazetari propagandues Vudi Xhymshiti akuzoi sot ish-presidentin Hashim Thaçi si udhëheqës të një “infrastrukture vrastare”, e cila “mbetet ende gjallë sot”. Komentet akuzuese ndaj njërit prej themeluesve dhe...

Më shumëDetails

Daut Haradinaj pas dënimeve në Hagë: Kosova duhet të marrë masa të menjëhershme

Haradinaj: Po duket që po shkojmë drejt zgjedhjeve, AAK-ja e gatshme, do të jetë prapë në Kuvend
16/09/2026 - 13:50

Daut Haradinaj, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të cilët u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim. Haradinaj, përmes një...

Më shumëDetails

Joseph: Pas glorifikimit që iu bë Mlladiqit nga Serbia, vendimi i sotëm i Hagës do të ketë ndikim negativ të dyfishtë në Kosovë e rajon

Joseph: Pas glorifikimit që iu bë Mlladiqit nga Serbia, vendimi i sotëm i Hagës do të ketë ndikim negativ të dyfishtë në Kosovë e rajon
16/09/2026 - 13:36

Analisti amerikan, Edward Jospeh, ka thënë se pas glorifikimit të Ratko Mlladiqit nga ana e Serbisë, vendimi i Gjykatës Speciale do të ketë jehonë me shumë intensitet negativ...

Më shumëDetails

Prosper zbulon çfarë i tha Hashim Thaçit pas shqiptimit të dënimit nga Haga

Prosper zbulon çfarë i tha Hashim Thaçit pas shqiptimit të dënimit nga Haga
16/09/2026 - 13:31

Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Pierre Prosper, ka treguar se është takuar shkurt me Thaçin pas përfundimit të gjykimit dhe shqiptimit të dënimit. Prosper ka thënë se Thaçi...

Më shumëDetails

Avokati i Thaçit: Shpallja e dënimit në emër të popullit të Kosovës, ishte fyes

Avokati i Thaçit: Shpallja e dënimit në emër të popullit të Kosovës, ishte fyes
16/09/2026 - 13:27

Avokati i ekipit mbrojtës të ish-presidentit Hashim Thaçi, Pierre Richard Prosper, ka dhënë një deklarim para mediave pas shpalljes së vendimit dënues prej 25 vitesh. Ai tha se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Një ditë para shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari Charles Smith merr një vendim për Kadri Veselin e Jakup Krasniqin

    Një ditë para shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari Charles Smith merr një vendim për Kadri Veselin e Jakup Krasniqin

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Ky është linku për ta ndjekur live gjykimin në Hagë

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Ministri i Kurtit pëlqen postimin e Vudi Xhymshitit që e quan “vrasës” Hashim Thaçin

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Prosper zbulon çfarë i tha Hashim Thaçit pas shqiptimit të dënimit nga Haga

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Vëllai i Thaçit, Nazmiu del jashtë gjykatës – kjo është arsyeja

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë