Projekt investiv i komunës së Mitrovicës për rregullimin e Infrastrukturës së rrugës “Mbretëresha Teutë” ka nisur shumë javë më parë, por nuk po shihet fundi i kryerjes së punimeve.
Qytetarët vazhdimisht janë ankuar ditëve të fundit në Veriu info se iu është vështirësuar lëvizja, pasi që një pjesë e trotuareve nuk është funksionale.
Siç shihet edhe në fotot e dërguara nga lexuesit e Veriu info, trotuari është duke u rregulluar, punë e cila nuk po kryhet me efikasitet, por sipas qytetarëve raportues është duke u zvarritur tej mase.
Madje, ata thonë se më së shumti po e pësojnë personat me nevoja të veçanta, të cilët qarkullojnë me karroca, e që po e kanë të pamundur të lëvizin nëpër këto pjesë të trotuareve./Veriu info













