Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Punova në interes të qeverisë së Kosovës”: Divorc mes serbëve integracionistë? Radomiroviq e Rashiq përçahen

22/09/2024 - 14:41
në Lajme
A A
“Punova në interes të qeverisë së Kosovës”: Divorc mes serbëve integracionistë? Radomiroviq e Rashiq përçahen
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

“Jam në dijeni që mund të shkarkohem nga pozita e Zëvendës Ministrit”.

Një çarje e madhe del të ketë ndodhur në mesin e “serbëve më integracionistë” të Kosovës.

Radoica Radomiroviq – Zëvendës Ministër për Komunitete dhe Kthim – njoftoi dorëheqjen e tij nga partia “Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë”; iniciativë kjo bashkëpartnere me Ministrin serb, Nenad Rashiq.

Rashiq dhe Radomiroviq u ngjitën në qeverisje pas dorëheqjes së Listës Serbe në nëntor të vitit 2022 nga institucionet dhe funksionuan si një dyshe e pandashme.

Radomiroviq u paraqit në skenën publike e politike si një ‘strongman’ i veriut dhe kundërshtar i pakompromistë i Listës Serbe.

Ishte denoncues me orar të plotë i ‘Srpska’-s, ndërsa pas ngjitjes në pozitë zyrtare nxirrte kontratat e dyshimta realizimi të cilëve s’kishte ndodhur kurrë nga partia e diriguar nga Beogradi: si ato nga qeverisjet e mëhershme në Republikën e Kosovës ashtu edhe ato nga instistucionet e paligjshme paralele serbe.

S’kishte ngjarje në veri që Radomiroviq s’ishte prezent: duke nisur qysh prej komunave të cilat tashmë qeverisen nga shqiptarët – djalin e tij Nikolla Radomiroviqin e kishte bërë Drejtor të Kulturës: ani pse ishte ushtar i Ushtrisë Serbe në Rashkë deri para se të bëhej drejtor në Komunën e Leposaviqit të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje.

Radomiroviq shihet të kishte zhvilluar afërsi të madhe me LVV-në, ku në videot që pati publikuar Nacionale doli të ishte fort rehat në Komunën e Leposaviqit teksa të gjithë pinë raki e alkool: më së shqueshmi mbesa e Lulzim Hetemit, Shqipe Latifi, punonjëse në komunë, të cilës ia rrahë edhe shpinën në miratim të asaj festeje brenda komunale.

Por, Radomiroviq i ndau udhët me Rashiqin: shefin e tij politik.

Lajmëroi në Facebook se kaq ishte. Arsyeja?

“Pabarazia dhe mostransparenca ka çuar në krizë madhore brenda partisë jo vetëm në Veri të Kosovës, por anekënd territorit…të gjithë anëtarët e partisë në Veri janë larguar”, shkroi dje Radomiroviq.

Më vonë u lajmërua mediave serbe me shpjegime – ndonëse jo edhe aq konkrete – se pse u bë kështu që u largua, ndonëse jo nga pozita e Zëvendës Ministrit.

“Përkushtimi i pamjaftueshëm për qytetarët e veriut dhe partisë nga Ministri Rashiq janë një nga arsyet”, i tha ai medias serbe “Kosovo Online”.

Radomiroviq e paraqiti misionin e vet si politikan “që kam ardhur t’i çlirojë njerëzit nga Lista Serbe por edhe t’i ndihmojë në ministri” dhe se për shkak të kësaj të fundit – i.e, sipas tij, nga pamundësia për t’i ndihmuar – është dorëhequr nga partia (por, jo nga posti i Zv/Ministrit).

“Nuk shpërndahen mjaftueshëm para për veri të Kosovës dhe kjo lehtë verifikohet”, tha ai.

“Jemi të pakënaqur me shpërndarjen e parave”.

Por, Radomiroviq s’e ka ndërmend të dorëhiqet nga posti i Zëvendës Ministrit: “Po të doje Rashiq mund të shkarkojë, por s’kam arsye të dorëhiqem”, thai ai për “KO”.

Nacionale kontaktoi Radomiroviqin për ta pyetur rreth kësaj çështje:

Na tha që “e kupton që Rashiq mund të më shkarkojë nga pozita e Zv/Ministrit”.

Pyetur se – siç kanë raportuar mediat serbe – a mund të bëhet që ndaj tij të ketë procedura penale, Radomiroviq na thotë “mos lexoni media mafioze”.

“Ju e dini që unë si Zv/Ministër nuk marrë vendime për paratë. Punova ndershëm në interes të qytetarëve dhe qeverisë”, tha ai.

E ndërpremë se “a po thoni se qeveria” s’ka përkushtim për veriun, ai përgjigjet: “Nuk kam thënë që qeveria”.

Nacionale: Por, a nuk është Rashiq qeveria?

Nga këtu s’e vazhdoi më.

Nacionale ka provuar të kontaktojë ministrin Nenad Rashiq, por se i njëjti s’ka qenë i qasshëm.

Nacionale ka kuptuar poashtu nga burime të mirëinformuara se plasaritja mes Radomiroviq dhe Rashiq mund të mos jetë edhe aq për çështje parimore e qeverisjeje sa ç’jepet dhe se mund të ketë të bëjë me interesa financiare, derisa po provon të verifikojë informacionet e pranuara.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë