Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pushkë me dylbi, 56 fishekë, revole… Gjykata dënon Avni Deharin për arsenalin e armëve që mbante në shtëpi

13/04/2023 - 16:40
në Kryesore, Lajme
A A
Pushkë me dylbi, 56 fishekë, revole… Gjykata dënon Avni Deharin për arsenalin e armëve që mbante në shtëpi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në fund të vitit të kaluar, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari është dënuar me gjobë nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Gjoba iu shqiptua për armë-mbajtje pa leje. 700 euro dënim u dhanë për Deharin. Në pronën e tij u gjet një pushkë me dylbi, një kallashnikov, një revole e 56 plumba.Pushkë me dylbi, kallashnikov, revole dhe 56 fishekë. Këto janë vetëm një pjesë e arsenalit të armëve të zjarrit që ishin gjetur në vitin 2016, gjatë një bastisjeje që ishte kryer në shtëpinë e Avni Deharit, tash deputet i Kuvendit të Kosovës nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje e Kryeministrit Kurti.

Kur policia e bastisi Deharin në mëngjesin e 30 gushtit 2016, aty gjetën edhe një ‘sprej’ me mbishkrimin “NATO”, derisa revolja është listuar e markës “Cervena zastava”.Krejt këto janë përshkruar në vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës të dhjetorit, 2022, me të cilin Gjyqtari Kushtrim Shyti e shpall fajtor deputetin Avni Dehari.

Me gjithë numrin e armëve që ishin gjetur në pronën e tij në lagjen Zllatar të Prishtinës, sipas vendimit që e ka siguruar Gazeta Insajderi, Gjykata vendosi që deputetin Dehari ta dënonte vetëm me një gjobë prej 700 eurosh.Historia e arsenalit të armëve në pronën e deputetit Avni Dehari
Bastisja që ishte kryer në gushtin e vitit 2016 në pronën e Avni Deharit, tash deputet i Kuvendit, rezultoi me kapjen e një arsenali ku përfshihej pos ‘sprejit’ me mbi shkrimin “NATO”, një revole “Cervena Zastav”, M-84, 25 fishek të kalibrit të po kësaj revoleje, një pushkë e gjatë me optikë (dylbi), një kallashnikov dhe 31 dishek të tjerë që në vendim janë përshkruar si ‘të ndryshëm’.Do të kalonin gati pesë vite nga kjo bastisje derisa Prokuroria Themelore në Prishtinë, të ngriste një aktakuzë kundër deputetit Dehari.

Aktakuza kundër tij për këtë rast, për posedim të armëve pa leje u ngrit në korrikun e vitit 2021, nga Departamenti për Krime të Rënda, thuhet në vendim.Seanca për këtë rast do të mbahej në nëntor të atij viti, dhe deputeti Dehari e pranoi fajësinë dhe aty u shpreh se ndihej keq për këtë vepër penale që e ka bërë.
Prokuroria ishte pajtuar me pranimin e fajësisë, cka do ta pranonte edhe gjykata dhe vendimi për këtë rast pastaj u dha një vit më vonë.Në vendim, Gjykatësi Kushtrim Shyti, edhe pse aplikon një dënim me para prej vetëm 700 eurosh, konstaton se për të vendimi është i drejtë dhe i ligjshëm. Thotë edhe se kjo masë do ta parandalojë të dënuarin, në këtë rast deputetin Avni Dehari që në të ardhmen ta kryej ai këtë vepër, por do të ndikojë që edhe të tjerët të mos kryejnë vepër të njëjtë, thuhet në vendim.

Avni Dehari i lindur në vitin 1947, në fshatin Sllupçan, rrethi i Kumanovës aktualisht është deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, partia në pushtet që ka shumicën parlamentare në vend.Në zgjedhjet e shkurrit të vitit 2021 ai mori mbi 50 mijë vota.
Në vitet 80-të, sipas profilit që ka publikuar Vetëvendosje, ai ishte anëtarësuar në Lëvizjen Popullore të Republikës së Kosovës, dhe ka qenë anëtar i Redaksisë së “Zërit të Kosovës”, kryeredaktor (më 1991), anëtar i Këshillit të Përgjithshëm dhe anëtar i Kryesisë së kësaj organizate.Nga 2001 deri në vitin 2007 ka punuar në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – Departamenti i Çështjeve Jorezidente. Në vitin 2007 ka qenë redaktor i rubrikës së kulturës në të përditshmen “Lajm”. Nga viti 2008 deri në pension, më 2012, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ka bërë punën e korrektorit gjuhësor.
“Që nga fillimi ka mbështetur aktivitetin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Avni Dehari deri më tash ka botuar 33 libra letrarë për fëmijë dhe për të rritur”, thuhet në profilin për të në faqen e kësaj partie.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë