Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pushteti i ri e largon nga Dubrava të afërmin e ministres Haxhiu, të dënuar për vrasje

20/04/2022 - 14:56
në Lajme
A A
Pushteti i ri e largon nga Dubrava të afërmin e ministres Haxhiu, të dënuar për vrasje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shërbimi Korrektues i Kosovës e ka transferuar jashtë rregullave nga burgu i Dubravës në atë të Smrekonicës, të afërmin e bashkëshortit të Albulena Haxhiut. Insajderi sjell detajet e vendimit që është nënshkruar një muaj më parë.

Emin Krasniqi është djali i axhës së Alban Krasniqit, bashkëshortit të Albulena Haxhiut, ministres së Drejtësisë.

Kjo e fundit e ka nën menaxhim Shërbimin Korrektues të Kosovës, institucion ky i cili ka marrë vendim për transferimin e Krasniqit nga burgu i Dubravës që gjendet në Istog, në burgun e Smrekonicës që është në Vushtrri.

Vendimi për transferimin e tij i cili është nënshkruar më 21 mars të këtij viti, është marrë mbi disa arsye.

“Për inkurajimin e kontakteve ndërmjet personit të dënuar dhe familjes së tij dhe rrethit shoqëror, me qëllim të lehtësimit të riintegrimit të tij përfundimtar në shoqëri”, thuhet në njërën nga pikat e vendimit, të cilin e ka siguruar Gazeta Insajderi.

Por, nga burgu i Dubravës në atë të Smrekonicës, nuk mund të transferohen personat që kanë mbi dy vite burgim, dhe që janë të dënuar për vrasje – siç është rasti i Emin Krasniqit, i cili ishte dënuar për vrasje të rëndë, dhe tash i kanë mbetur edhe gjashtë vjet burgim deri në kryerjen e dënimit.

Megjithatë, sipas Shërbimit Korrektues të Kosovës, djali i axhës së bashkëshortit të ministres Haxhiu i ka plotësuar kriteret për t’u transferuar

“Transferi është realizuar pas kërkesës së të dënuarit, rekomandimit të Qendrës Korrektuese të Dubravës dhe verifikimit nga institucionet e sigurisë. Sipas dosjes së pranuar, i njëjti i ka plotësuar kriteret për t`u transferuar”, thuhet në përgjigjen e Shërbimit Korrektues të Kosovës për Gazetën Insajderin.

Gazeta Insajderi e ka pyetur ministren e Drejtësisë se a ka ndikuar afërsia familjare mes tyre dhe Emin Krasniqit, që i njëjti të transferohet jashtë rregullave në Smrekonicë, burg ky në të cilin dënimin e vuajnë personat me vepra të lehta penale, por e njëjta ka refuzuar të përgjigjet.

“Ju lutem të drejtoheni tek drejtori i SHKK si autoritet kompetent për këtë çështje”, ka thënë Haxhiu për Gazetën Insajderi, duke mos dhënë përgjigje në pyetjen nëse relacionet e afërta familjare kanë ndikuar që i dënuari Krasniqi të favorizohet nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Kush është Emin Krasniqi, dhe për çfarë ishte dënuar

Emini, djali i axhës së Albanit, bashkëshortit të ministres së Drejtësisë, së bashku me disa familjarë të tjerë në janarin e largët të vitit 2011, kishin shkuar në një restorant në Banjë të Malishevës.

Aty, pas disa mosmarrëveshjeve paraprake, duket për shkak të përkatësive të ndryshme politike – familja Krasniqi kishte shtënë me armë mbi anëtarët e familjes Limaj.

Për pasojë i vdekur kishte mbetur Skender Limaj, shkruan Gazeta Insajderi.

Sipas prokurorisë, Krasniqi dhe të tjerët kishin kryer veprat penale “vrasje e rëndë”, “shkaktim i lëndimeve të rënda trupore” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Bazuar në këto vepra penale, në qershorin e vitit 2011, Prokuroria Speciale kishte ngritur aktakuzë ndaj Emin Krasniqit dhe të tjerëve.

Më 21 mars 2012 kishte nisur gjykimi i të pandehurve në Gjykatën e Qarkut në Prizren ndërsa me 23 gusht 2013 një panel i përzier prej dy gjyqtarëve të EULEX-it dhe një vendor, i kishte shpallur fajtor të akuzuarit me një dënim në total prej 35 vitesh, vetëm Emini ishte dënuar më 23 vjet burgim, shkruan Gazeta Insajderi.

Mirëpo, më 24 tetor 2013, Gjykata e Apelit e kishte prishur këtë aktgjykim dhe e kishte kthyer në rivendosje.

Pas disa muajsh, më 6 shkurt 2014 kishte filluar rigjykimi me panel përsëri të përbërë prej dy gjyqtarëve të EULEX-it dhe një gjyqtari vendor.

Rigjykimi ndaj djalit të axhës së bashkëshortit të ministres Haxhiu kishte zgjatur hiç më pak se gjashtë vjet, shkruan Gazeta Insajderi.

Vendimi përfundimtar ndaj Emin Krasniqit ishte marrë në tetor të vitit 2020, ku ishte dënuar më 17 vjet burgim, ndërsa në dënimi i përfshihej edhe koha që kishte qëndruar në paraburgim nga janari i vitit 2011. Të njëjtit tash i kanë mbetur edhe gjashtë vjet burgim deri në kryerjen e dënimit.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë