Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pushteti i ‘turret’ gjyqtarëve të Supremes me emër e mbiemër: Çka ndodhi pas vendimit që nuk lejon edhe ministra edhe deputetë?

16/07/2025 - 08:50
në Lajme
A A
Qeveria në detyrë e kundërshton vendimin e Supremes për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ: Arbitrar, i motivuar politikisht
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një vendim i Gjykatës Supreme për digjitalizimin e arkave fiskale, ka shkaktuar tronditje tjetër të skenës politike në Kosovë.

Sipas vendimit të Supremes, që ia rrëzoi Udhëzimin Hekuran Muratit, ministrat që janë zgjedhur deputetë, nuk mund të nxjerrin udhëzime të tilla. Pra, nuk mund të ushtrojnë dy funksionet njëkohësisht.

Kaq mjaftoi. Sulmi u nis. Gjyqtarët u linçuan. U përmendën me emër e mbiemër. Kur vendimet e Gjykatave janë në të mirën e VV-së, gjithçka në rregull. Kur janë kundër, gjyqësori është i kapur.

I pari reagoi Hekuran Murati i cili i përmendi me emër tre gjyqtarët që e morën këtë vendim.

“Monopoli i arkave fiskale me kosto enorme për bizneset tatimpaguese, i vendosur në kohën kur Bedri Hamza kishte qenë Ministër i Financave, parashihej të merrte fund me Udhëzimin e Ri Administrativ, i cili hapte rrugën për arkat fiskale digjitale, siç tashmë e kanë bërë edhe shumica e shteteve në rajon. Mirëpo sot Gjykata Supreme, me gjykatës Delushe Halimi, Lumni Sallauka, dhe Franciska Zhitija-Ymeri, paska vendosur që Udhëzimi Administrativ për arka fiskale digjitale të shfuqizohet. Ky vendim absurd i Gjykatës Supreme nënkupton ndërprerje të procesit të digjitalizimit, dhe vazhdim të zhvatjes së bizneseve përmes kostove enorme për arkat e vjetra fiskale. Si pasojë e këtij vendimi, bizneset do të vazhdojnë të kenë kosto vjetore prej mbi 5 milionë euro në vit”, ka shkruar Murati.

Gjuhë të ashpër pati edhe zv/kryeministri, Besnik Bislimi.

“Edhe një rast sa tipik ashtu edhe primitiv i luftës së hapur që gjyqësori i ka shpallur qeverisë dhe zhvillimit të shtetit. Një luftë që me siguri të plotë do ta humb me shumë turp”, shkroi ai.

Qeveria doli me një komunikatë të gjatë për media. Nuk lanë gjë pa thënë për vendimin e Gjykatës Supreme. Numëruan disa ‘argumente’ pse Gjykata gaboi, kurse paralajmëruan edhe ankesa, pavarësisht se në fund të vendimit të Supremes thuhet se ky vendim nuk mund të ankimohet.

“Vendimi i Gjykatës Supreme është i brishtë edhe në aspektin logjik dhe kushtetues, për faktin se vetë ai e njeh ekzistencën dhe funksionimin e Qeverisë në detyrë, por njëkohësisht e mohon të drejtën e saj për të ushtruar një kompetencë që nuk është e ndaluar me ligj. Kjo përbën një kontradiktë të qartë në arsyetimin e dhënë dhe cenon parimin e sigurisë juridike dhe funksionimit të vazhdueshëm të institucioneve të ekzekutivit. Sa i përket pretendimit për konflikt të mundshëm funksional ndërmjet funksionit të ministrit në detyrë dhe atij të deputetit, rikujtojmë se Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, në Aktgjykimin KO124/25, në dispozitiv por edhe në paragrafin 93 ka sqaruar se “…. Si rezultat i moszgjedhjes së Kryetarit/es dhe nënkryetarëve, Kuvendi nuk ka arritur të konstituohet dhe për rrjedhojë i njëjti nuk është funksionalizuar si organ përfaqësues me autorizime ligjvënëse, vendimmarrëse dhe mbikëqyrëse të përcaktuara me Kushtetutë.” Ky Aktgjykim ka konstatuar qartë se Kuvendi i ri ende nuk është konstituuar, për shkak se Seanca Konstituive nuk mund të konsiderohet e përfunduar pa zgjedhjen e Kryetarit dhe Nënkryetarëve të Kuvendit. Rrjedhimisht, nuk mund të ketë konflikt funksional mes pozitave të ministrit në detyrë dhe të deputetit, përderisa përbërja e re parlamentare nuk ka hyrë ende në funksion kushtetues”, u tha në reagim.

“Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj respektimit të rendit kushtetues dhe ligjor, si dhe ndaj funksionimit të pandërprerë të institucioneve të shtetit. Vendimet e institucioneve të drejtësisë duhet të respektojnë frymën e ligjit dhe të jenë të mbështetura në standarde të qarta juridike, e jo në interpretime të njëanshme apo të motivuara politikisht”, u tha më tutje.

Lidhja Demokratike e Kosovës bëri të ditur se këtë vendim do ta dërgojnë në Prokurori Speciale si dëshmi të kallëzimeve penale që kishin dorëzuar kohë më parë, kurse PDK-ja ka paralajmëruar konferencë për media për ditën e sotme.

JU REKOMANDOJMË

I vendosen shiritat pompës e derivateve Kastrati, policia në vendngjarje (Foto)
Lajme

I vendosen shiritat pompës e derivateve Kastrati, policia në vendngjarje (Foto)

16/07/2025 - 17:22
Dimal Basha reagon pasi Osmani tha se duhet konsensus për votim të fshehtë: “Dehari ka të drejtë”, “pa votim”
Lajme

Basha për vendmin e Gjykatës Supreme: Albini i lufton monopolet, gjyqësori e lufton Albinin

16/07/2025 - 17:18
E rëndë: Ky është 25 vjeçari që ra nga lartësia e hotel “Grand”
Lajme

E rëndë: Ky është 25 vjeçari që ra nga lartësia e hotel “Grand”

16/07/2025 - 16:45
OSBE i reagon Qeverisë: Respektimi i vendimeve të Gjykatave është thelbësor për ruajtjen e ndarjes së pushteteve
Lajme

OSBE i reagon Qeverisë: Respektimi i vendimeve të Gjykatave është thelbësor për ruajtjen e ndarjes së pushteteve

16/07/2025 - 16:41
Pa “autoritet” për të heq diçka nga aktakuza, kërkesa e mbrojtjes merr përgjigje në fund të gjykimit – Specialja nxiti reagime
Kryesore

Pa “autoritet” për të heq diçka nga aktakuza, kërkesa e mbrojtjes merr përgjigje në fund të gjykimit – Specialja nxiti reagime

16/07/2025 - 16:29
Qytetarët presin deri në 90 minuta për të dalë nga Kosova  në pikat kufitare Merdar dhe Dheu i Bardhë
Lajme

Mërgimtarët po vijnë në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare me Kosovë

16/07/2025 - 16:13

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë të dyshuarit për tentimvrasjen në Gojbulë të Vushtrrisë – Njëri në pranga, dy në arrati

    Këta janë të dyshuarit për tentimvrasjen në Gojbulë të Vushtrrisë – Njëri në pranga, dy në arrati

    197 Shpërndaje
    Shpërndaje 79 Tweet 49
  • Vendimi i madh: Gjykata Speciale sot shpall vendimin për kërkesën që të rrëzohen disa prej akuzave ndaj krerëve të UÇK-së

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • E rëndë: Ky është 25 vjeçari që ra nga lartësia e hotel “Grand”

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Kthesa e çuditshme e biznesmenit Ruzhdi Kurtishaj – Para pak javësh thoshte se buzë detit kafja 80 cent, sot alarmon për çmime astronomike në bregdetin shqiptar

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Po argëtoheshin në shtëpi private me muzikë të lartë” – përplasje mes policëve të trafikut dhe një eprori të lartë, në mesin e tyre edhe deputeti i PDK-së e biznesmeni i njohur

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë