Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pushteti synon t’ua pres shiritin dy rrugëve deri më 9 shkurt, për Autostradën e Gjilanit s’ka më premtime

03/10/2024 - 16:26
në Kryesore, Lajme
A A
Pushteti synon t’ua pres shiritin dy rrugëve deri më 9 shkurt, për Autostradën e Gjilanit s’ka më premtime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Me afrimin e zgjedhjeve të 9 shkurtit, Ministrat e Qeverisë Kurti kanë filluar të shfaqen nëpër studio televizive për të dhënë premtime. Mbrëmë ishte Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu. Ai foli për projektet më të mëdha infrastrukturore, që kjo Qeveri ka premtuar t’i përfundojë këtë mandat. Për dy rrugë tha se do të përfundojnë, e për Autostradën e Gjilanit deklaroi se Kurti ka gabuar që ka premtuar se hapet në vitin 2023. Se kur do të përfundojë kjo autostradë, nuk dha ndonjë afat.

“Autostrada Prishtinë—Gjilan po bëhet. Ajo hapet këtë vit. Urime!”, u kishte premtuar kryeministri Albin Kurti me bindje qytetarëve në korrik të vitit të kaluar. Punët në këtë autostradë lë që nuk kanë përfunduar ende, as tash në tetor të vitit 2024, por tani qeveritarët s’po guxojnë as të japin afat tjetër për hapjen e saj.

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, e ka cilësuar gabim dhënien e një premtimi të tillë nga Kurti. Fajin ia ka lënë edhe Ministrisë që e udhëheq vetë, duke deklaruar se kryeministri është vënë në lajthitje me raportin për punët e kryera.

“Tek zotimi i Albin Kurtit se Autostrada Prishtinë-Gjilan po bëhet dhe hapet këtë vit, bile ka qenë 28 nëntor, ka qenë një gabim. Po, ka qenë gabim që është premtuar asisoji sepse është vu në lajthitje kryeministri nga vetë ne si Ministri të themi, mos të them unë vetë se kam deklaru, për shkak se i është besu të themi situatës, raportimit të përqindjes së punëve që janë”, ka deklaruar Aliu.

Mospërfundimin e kësaj autostrade, Aliu e ka lidhur me telashet që u kanë dalur me shpronësimet, defektet në projekt, shembjet, si dhe situatën e krijuar pas luftës në Ukrainë si dhe atë pas pandemisë.

S’ka guxuar të lëshohet në premtime apo afate për hapjen e saj.

“Kjo e Gjilanit nuk mund të them më sepse e kemi bë një zotim të tillë i cili ka qenë të themi gabim dhe duke i pas parasysh që prej atij zotimi e deri tash po të mos kishte pas asnjë problem, do të ishte kry. Duke e ditë që kemi pas prapë probleme të reja të shembjeve, është rrugë me probleme”, ka thënë mbrëmë Aliu në një intervistë në RTV Dukagjini.

Pavarësisht se nuk e kishte mbajtur premtimin që e kishte dhënë në vitin 2023, Kurti ishte zotuar për përfundimin e kësaj autostrade edhe në një konferencë për media në mars të këtij viti.

Në atë konferencë, Kurti e kishte shfrytëzuar rastin t’i fajësonte qeveritë e kaluara për gjendjen e këtyre rrugëve.

“Po, do t’i përfundojmë punët që qeveritë e mëhershme i lanë keq dhe në gjysmë, si rruga Prishtinë-Podujevë, Prishtinë-Mitrovicë si dhe Autostrada Prishtinë-Gjilan. Përveç këtyre, kemi trasuar rrugën edhe për projekte të mëdha të Qeverisë sonë”, kishte deklaruar Kurti.

Ndërtimi i kësaj autostrade, që do ta lidhë Kosovën me Luginën e Preshevës, ka filluar në prill të vitit 2018.

Atëherë është thënë do të kushtojë 87 milionë euro. Por, në Ligjin për ndarje buxhetore të vitit 2024, figuron se vlera totale e saj është rreth 129 milionë euro.

Sa i përket Urës së Badovcit, Aliu ka thënë se problemi qëndron tek projekti, meqë pas shembjeve është dashur të bëhet si shpejt.

Sipas tij, punimet po shkojnë sipas afatit, duke shtuar se afati për përfundim është 125 ditë pune.

“Por, fillimi i punimeve ka ndodhë tash së voni. Ku ka qenë problemi, problemi ka qenë tek projekti. Kemi pas probleme në projekt, mos të harrojmë që është një projekt që ka ndodhë befas. Ka pas shembje të menjëhershme dhe është dashtë aty për aty me u fillu me u zgjidh. Ka qenë problemi tek niveli i ujit, tek projekti i urës. Kësi gabime, jo që nuk është dashtë të ndodhin, por kanë ndodhur e po ndodhin ende pavarësisht se përpiqemi t’i përmirësojmë ato. Punimet kanë fillu, ka disa telashe që dalin aty, por përgjithësisht po shkojnë brenda afatit”.

Rruga Prishtinë-Podujevë dhe ajo Prishtinë-Mitrovicë brenda këtij mandati

Sipas dosjes së tenderit, rruga Prishtinë-Podujevë është dashur të përfundojë në fund të muajit gusht. Punimet në këtë rrugë kanë filluar me 3 korrik 2023 e finalizimi i tyre është paraparë të bëhet për 425 ditë, rrjedhimisht 31 gusht të këtij viti. Kjo nuk ka ndodhur.

Mirëpo, Ministri Aliu ka shprehur besim se kjo rrugë do të përfundojë gjatë mandatit të tij. Ai ka thënë se kanë mbetur disa punë shtesë, siç janë urat e rrethrrotullimet, por që shton se punimet po kryhen me ritëm më të shpejtë se në rrugët e tjera.

Tha se janë kujdesur që shpronësimet t’i kryejnë me kohë.

“Normalisht është një vit afati kohor, duke i përfshirë ditët e punës dhe me mundësi që ato edhe kur ka probleme me motin, mund të ketë shtyrje e mos llogaritje të ditëve, e që normalisht ky 365 ditësh nuk përfundon saktë gjithmonë. Tek rasti i rrugës së Podujevës, po shkon gjithçka brenda afatit deri tash. Tek urat, ura e Lluzhanit, ura në Vranidoll, ura në Bardhosh, kemi pas ngecje për shkak të disa shtyllave të KEDS’it, por të gjitha janë probleme që po zgjidhen edhe po ec sipas ritmit”, ka thënë Aliu.

Përveç kësaj rruge, Aliu ka thënë se edhe ajo Prishtinë-Mitrovicë do të përfundojë gjatë këtij mandati.

“Rruga Prishtinë-Podujevë, rruga Prishtinë-Mitrovicë, janë në trendin që ish dashtë me u kry. Tash mund të ketë ndonjë befasi që mund të dalë, mund të ketë ndonjë shembje, por normalisht me trendin që është duke shku”, ka deklaruar Aliu.

Ai ka folur për fazën e punimeve aktualisht në rrugën për Mitrovicë.

“…segmenti deri në Vushtrri presim që në fundin e muajit tetor, eventualisht fillimin e muajit nëntor të jetë I kryer plotësisht, ndërkohë që po punohet në segmenin nga Vushtrria në Bypass në Gojbulë. Ura e parë është në betonim e sipër, ura e dytë është e përfunduar, një urë tjetër është në realim. Një shembje e dheut që ka ndodhë të kaluarën, duhet të sanohet e pjesët tjera janë duke shkuar në rregull gjithçka”, ka deklaruar Ministri.

Rrugën më problematike e ka cilësuar atë Dollc-Gjakovë, për të cilën thotë se u kanë dalë shumë telashe. Ka theksuar sidomos ato me shpronësimet.

“Për mua, Rruga Dollc-Gjakovë, është rruga me më së shumti telashe, e që na ka shkaktu probleme. Disa probleme të shpronësimeve ka zona e territorit i Klinës, ka edhe më tepër probleme për shkak se çështjet pronësore nuk janë ende të zgjidhura’, ka thënë Aliu.

Sa i përket rrugës Kijevë-Zahaq, Ministri ka thënë se puna në tri lot’e po ec mirë, e një është në ritenderim.

“Rruga Kijevë Zahaq, Loti 1, nga Kijeva deri tek fillimi i punimeve, është në ritenderimm, e ka kthy OSHP. Pjesa deri në Dollc, është duke shkuar mirë. Tre Lote janë duke shku mire. Tek Pjesa nga Dollci në Zahaq, presim të hapim tenderim, e kemi kry procedurën e shpronësimit…Dollc-Gjakovë, unë nuk mund ta premtoj pjesën nga zona e Klinës. Pjesën e urave tek Rakovina, tek këto janë tu shku shumë mire”.

Për të gjitha këto projekte dhe problemet me to, Aliu ka thënë se janë të trashëguara.

“Rruga e Podujevës ka qenë problem i trashëgum, i zgjidhun. Po zgjidhet, po ec. I Mitrovicës problem i gjatë historik, i zgjidhun, po ec. E Pejës, problem i njëjtë’, theksoi Ministri.

JU REKOMANDOJMË

Kurti e kaloi mbrëmjen në Çarshinë e Gjakovës, numër i madh policësh e truprojash e “shoqëruan” atje

Kurti e kaloi mbrëmjen në Çarshinë e Gjakovës, numër i madh policësh e truprojash e “shoqëruan” atje
09/08/2026 - 08:34

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka zhvilluar një vizitë mbrëmë në Çarshinë e Gjakovës. Në videon e ndarë nga Nacionale, Kurti shihet se përveç që është duke biseduar...

Më shumëDetails

A ka fluks këtë vikend? Kjo ështe gjendja në pikat kufitare

Përditësohen të dhënat, kaq po presin mërgimtarët për të hyrë në Kosovë
09/08/2026 - 08:15

Qarkullimi në pikat kufitare të Kosovës po zhvillohet kryesisht pa probleme, megjithatë në disa vendkalime janë raportuar pritje dhe kolona të automjeteve. Sipas të dhënave të fundit nga...

Më shumëDetails

Heshtja pas seancës që i kaloi “kufijtë”, kur do ta “çelë” Kuvendin përsëri kryesuesi Avni Dehari?

Heshtja pas seancës që i kaloi “kufijtë”, kur do ta “çelë” Kuvendin përsëri kryesuesi Avni Dehari?
09/08/2026 - 08:02

Deputetët e rinj të vendit u mblodhën sot për herë të dytë, në tentim për ta konstituar kuvendin. Megjithatë, si në herën e parë, edhe në atë të...

Më shumëDetails

I dyshuari për plagosjen që ndodhi mbrëmë, mesazh policisë: Nuk dorëzohem, kur nuk ka drejtësi, unë e kom trunin tem

I dyshuari për plagosjen që ndodhi mbrëmë, mesazh policisë: Nuk dorëzohem, kur nuk ka drejtësi, unë e kom trunin tem
08/08/2026 - 23:23

I dyshuari kryesor për plagosjen me armë zjarri në fshatin Orroberdë të Istogut, Vezir Haziraj, është shfaqur publikisht me një video në rrjetin social TikTok. Ai ndodhet në...

Më shumëDetails

Veteranët e UÇK e quajnë komedian Zelenskyn pas deklaratave kundër Kosovës në Beograd

Veteranët e UÇK e quajnë komedian Zelenskyn pas deklaratave kundër Kosovës në Beograd
08/08/2026 - 23:02

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka reaguar lidhur me deklaratën e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili gjatë vizitës në Serbi, ka thënë se qëndrimi...

Më shumëDetails

Deklarata e Zelenskyt, Ramadani ndan momentin e vendimit të GJND’së për pavarësinë e Kosovës: Urojmë që Ukraina ta fitojë luftën kundër Rusisë

Deklarata e Zelenskyt, Ramadani ndan momentin e vendimit të GJND’së për pavarësinë e Kosovës: Urojmë që Ukraina ta fitojë luftën kundër Rusisë
08/08/2026 - 22:51

Gjatë vizitës së tij në Serbi, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se qëndrimi i shtetit të tij për mosnjohjen e Kosovës si shtet të pavarur, nuk...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Policia e Maqedonisë së veriut arreston biznesmenin kosovar Sedat Bashota, po kërkohej me urdhër-arrest nga Gjermania

    Policia e Maqedonisë së veriut arreston biznesmenin kosovar Sedat Bashota, po kërkohej me urdhër-arrest nga Gjermania

    206 Shpërndaje
    Shpërndaje 82 Tweet 52
  • I dyshuari për plagosjen që ndodhi mbrëmë, mesazh policisë: Nuk dorëzohem, kur nuk ka drejtësi, unë e kom trunin tem

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Ja ka shitë gjakun e Arbënorit e Astritit”, Krasniqi i ashpër ndaj Deharit, e quan paqavër

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Bosch alarmon pas takimit Zelensky-Vuçiq: Ukraina po bëhet kërcënim për Kosovën dhe Ballkanin

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “M*ta, m*ta”, Time Kadrijaj sulmon me vezë Albin Kurtin (Video)

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë