Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Putin po teston limitet”, paralajmëron Merz

17/09/2025 - 14:24
në Lajme
A A
“Putin po teston limitet”, paralajmëron Merz
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, porositi Evropën që të mos e lejojë Rusinë t’i përcaktojë kushtet e një marrëveshjeje për paqe në Ukrainë, duke paralajmëruar se një gjë e tillë vetëm sa do ta trimëronte presidentin rus, Vladimir Putin, “që të kërkojë objektivin e tij të radhës”.

“Putin po i teston limitet që një kohë të gjatë”, tha Merz në parlamentin gjerman, ku po diskutohet për buxhetin e ri.

“Ai saboton, spiunon, vret, përpiqet t’i trazojë njerëzit”, u shpreh kancelari i Gjermanisë, të mërkurën, raporton DPA.

Merz tha se kjo u bë e qartë në Poloni, javën e kaluar, kur dronët rusë cenuan hapësirën ajrore të vendit dhe u rrëzuan mbi territorin e tij, për herë të parë.

Putin, po ashtu, po përpiqet të destabilizojë shoqërinë gjermane, paralajmëroi kancelari Merz.

“Ne nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë”, deklaroi Merz, duke shtuar se Gjermania po forcon kapacitetet e saj mbrojtëse pikërisht për këtë arsye.

“Ne duhet t’i parandalojmë kundërshtarët tanë nga agresioni i mëtejmë dhe, në të njëjtën kohë, t’i bëjmë më të bashkuar aleatët dhe partnerët”, tha Merz.

Gjermania ka qenë një prej mbështetësve më të mëdhenj të Ukrainës pas pushimit rus në shkallë të gjerë, më 2022.

Sipas ministrit gjerman të Mbrojtjes, Boris Pistorius, Gjermania ua ka kaluar Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe tani është furnizuesi më i madh i Ukrainës me ndihma ushtarake. REL

JU REKOMANDOJMË

Përparim Rama i lë ankesat e qytetarëve anash- Ia mundëson të ndërtojë në “Matin 1” biznesmenit që s’e fsheh përkrahjen për LDK’në
Lajme

Përparim Rama i lë ankesat e qytetarëve anash- Ia mundëson të ndërtojë në “Matin 1” biznesmenit që s’e fsheh përkrahjen për LDK’në

17/09/2025 - 16:13
Amerikanët s’të lënë në lloç – kthimi i Rubin për ta ndihmuar Thaçin sikur në kohërat e vjetra të vështira
Kryesore

Amerikanët s’të lënë në lloç – kthimi i Rubin për ta ndihmuar Thaçin sikur në kohërat e vjetra të vështira

17/09/2025 - 16:06
Komuna e Pejës i jep tender kompanisë së mbështetësit të LDK-së – Muhaxheri: Kriteri ishte përkatësia politike
Lajme

Komuna e Pejës i jep tender kompanisë së mbështetësit të LDK-së – Muhaxheri: Kriteri ishte përkatësia politike

17/09/2025 - 15:36
Deklarata e Faton Pecit për protestën në Hagë, Miftaraj: ‘Çfarë hipokrizie, gjyqësorin në Kosovë e sulmon sa herë i jepet rasti’
Lajme

Deklarata e Faton Pecit për protestën në Hagë, Miftaraj: ‘Çfarë hipokrizie, gjyqësorin në Kosovë e sulmon sa herë i jepet rasti’

17/09/2025 - 15:26
Lajmi që gati na iku: Dimal Basha thotë se me ambasadorin francez foli për “ndikimin rus në Evropë”
Lajme

Lajmi që gati na iku: Dimal Basha thotë se me ambasadorin francez foli për “ndikimin rus në Evropë”

17/09/2025 - 15:13
Cila do të jetë lëvizja e radhës e SHBA-së ndaj Kurtit? Ja çfarë thotë Hovenier
Kryesore

Cila do të jetë lëvizja e radhës e SHBA-së ndaj Kurtit? Ja çfarë thotë Hovenier

17/09/2025 - 15:01

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Me përjashtim të njërit, kam punuar me të gjithë kryeministrat e Kosovës”, kush nuk bashkëpunoi me Williams?

    “Me përjashtim të njërit, kam punuar me të gjithë kryeministrat e Kosovës”, kush nuk bashkëpunoi me Williams?

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Këta janë katër policët e arrestuar në Mitrovicë të Jugut (Emrat)

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Raportimet e Veriu.info për keqpërdorime në FC Vushtrria: Largohet nga pozita e kryetarit Shemsi Rrahimi, i cili mori mijëra euro së bashku me vajzën e tij

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • EKSKLUZIVE: FC Vushtrria nga nesër me kryetar të ri, këtë pozitë pritet ta marrë një politikan

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Pra, duhet ta gjej një dhomë hoteli” – Rubin deshi që të përfundoj dëshminë sot, por nuk iu aprovua kërkesa

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë