Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Përparim Rama i lë ankesat e qytetarëve anash- Ia mundëson të ndërtojë në “Matin 1” biznesmenit që s’e fsheh përkrahjen për LDK’në

17/09/2025 - 16:13
në Lajme
A A
Përparim Rama i lë ankesat e qytetarëve anash- Ia mundëson të ndërtojë në “Matin 1” biznesmenit që s’e fsheh përkrahjen për LDK’në
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, siç duket po i vë përpara interesat e ngushtë të biznesmenëve të rrethit të tij përpara ankesave të qytetarëve. Kompania “4A Pika” Sh.P.K me pronar Arif Dermishi ka marrë pëlqim për leje ndërtimore nga ana e Komunës së Prishtinës për ndërtimin e kompleksit “Comfort Residence 5” në lagjen “Mati 1”. Bëhet fjalë për dy ndërtesa në total prej 6,863 metrash katrorë dhe një katër-katëshe tjetër, për të cilën kërkohet leje e veçantë. Megjithëse banorët e asaj zone kanë kërkuar pezullimin e lejes ndërtimore, vendimi është marrë pa u trajtuar ankesat e banorëve.

Rama ka vazhduar t’i ndjekë interesat e ngushtë të biznesmenëve të rrethit të tij, në vend të atyre të qytetarëve. Gazeta Insajderi ka parë një ankesë të banorëve të lagjes “Mati 1” që është shkuar në adresë të komunës, ku thuhet se është dhënë një pëlqim për ndërtim për firmën “4A Pika” Sh.P.K pa trajtuar ankesën e tyre.

“Pas takimit tonë të dytë konsultativ të datës 14.08.2025, në lidhje me shqyrtimin e ankesës së banorëve (nr. prot. 05-070/01-0066746/25, datë 14.05.2025) mbi kushtet e propozuara për ndërtim në parcelat 566/4, 566/1 dhe 566/5, u informuam se investitorit tashmë i është dhënë vendimi për caktimin e kushteve ndërtimore më 21.07.2025, pa u trajtuar paraprakisht ankesa jonë.

Në faqen 9 të këtij vendimi, në paragrafin e parë, thuhet se gjatë periudhës së njoftimit publik ka arritur një ankesë (ankesa jonë), e cila thuhet se është trajtuar. Megjithatë, ne nuk kemi pranuar asnjë përgjigje zyrtare lidhur me këtë ankesë. Kujtojmë se edhe më 26.06.2025 ishim prezent në zyrën tuaj dhe atëherë na u sigurua se ankesa do të shqyrtohej pas kthimit nga pushimi vjetor i zyrtares përgjegjëse“, thuhet ndër të tjera në ankesë.

Nga shqetësimet kryesore të këtyre banorëve, të cilat specifikohen në ankesën që e ka parë Insajderi, thuhet se rrugët ekzistuese “Ana Komena” dhe “Mitrush Kuteli” në Mati 1, duke mos përmbushur standardet teknike për rrugë për banim kolektiv.

“Zgjidhja urbane e propozuar nga investitori (rrugë me gjerësi 5.5m + 2×1.5m trotuare) është e parealizueshme në terren, gjë që vërtetohet lehtë me matjet aktuale. Kjo gjerësi është e pamjaftueshme për qasjen e zjarrfikësve dhe për grumbullimin e mbeturinave“, vijon ankesa.

Tutje thonë se sipërfaqja për ndërtim prej 4,855 metrash katrorë tejkalon rreth 800 metra katrorë koeficientin e ndërtimit.

Po ashtu, bëhet me dije se kanalizimi ekzistues është i ndërtuar me mjete vetanake të banorëve të asaj zone dhe “nuk i përballon ngarkesat e planifikuara“.

“Rrjeti aktual përfundon në prona private dhe lidhja në rrugën “Sokol Sopi” është e pamundur për shkak të pjerrësisë së terrenit“.

Megjithatë, në dokumentin e dhënies së lejës për ndërtim ndaj firmës “4A Pika” Sh.P.K, komuna pretendon se ka trajtuar ankesat e banorëve. Po ashtu, ndryshe nga banorët, në dokument nga ana e komunës se ekziston rrjeti i ujësjellësit dhe kanalizimit.

Përparim Rama i lë ankesat e qytetarëve anash- Ia mundëson të ndërtojë në “Matin 1” biznesmenit që s'e fsheh përkrahjen për LDK'në - Insajderi - sc2
Kushtet ndërtimore
DownloadGazeta Insajderi ka kontaktuar tash e tri javë Komunën e Prishtinës për ta pyetur nëse ka ekzistuar tendenca e favorizimit ndaj kompanisë në fjalë, mirëpo s’ka marrë përgjigje deri në momentin e publikimit të artikullit.

Njëri nga drejtorët e kësaj firme, Arif Dermishi, nuk ka hezituar që të mbështesë nëpër rrjete sociale pushtetin aktual të Përparim Ramës. Ai i uronte suksese në garën për zgjedhje parlamentare nënkryetarit aktual të Komunës së Prishtinës, Shkëmb Manaj, si dhe mbështeste pushtetin aktual në kryeqytet në një shkrim për inspektim të punëve në ndërtimin e rrugëve të reja.

Përparim Rama i lë ankesat e qytetarëve anash- Ia mundëson të ndërtojë në “Matin 1” biznesmenit që s'e fsheh përkrahjen për LDK'në - Insajderi - Dermishiii
Përparim Rama i lë ankesat e qytetarëve anash- Ia mundëson të ndërtojë në “Matin 1” biznesmenit që s'e fsheh përkrahjen për LDK'në - Insajderi - sc1

Kjo nuk është hera e parë që Rama dhe kompania në fjalë përballen me probleme të kësaj natyre. Për ndërtimin e një objekti në Lagjen “Muhaxhirët”, “4A Pika” kërkonin që të fitonin një parcelë të komunës. Megjithatë, disa banorë të zonës e kundërshtuan atë, duke pretenduar se ata gjithashtu posedojnë prona në atë zonë dhe nuk ishin përfshirë në mënyrë adekuate në procesin e vendimmarrjes së komunës së Përparim Ramës.

JU REKOMANDOJMË

Denoncim ndaj HEBS: Krahët e pulës i shiten një qytetareje me pupla

Denoncim ndaj HEBS: Krahët e pulës i shiten një qytetareje me pupla
31/07/2026 - 23:25

Një qytetare ka ngritur shqetësim për cilësinë e ushqimit të porositur nga rrjeti i fast-food-it HEBS, pas një eksperience që ajo e ka cilësuar të papranueshme. Ajo ka...

Më shumëDetails

Fëmija bie në ujë në një restorant në Mitrovicë, mjekët i shpëtojnë jetën

Fëmija bie në ujë në një restorant në Mitrovicë, mjekët i shpëtojnë jetën
31/07/2026 - 23:11

Një fëmijë është shpëtuar pas një incidenti të rëndë, pasi ka rënë në ujë në një nga restorantet e qytetit të Mitrovicës. Sipas njoftimit të Spitalit të Përgjithshëm...

Më shumëDetails

Guterres mirëpret planin për çarmatimin e Hamasit: I vetmi lajm i mirë në ditët e fundit

Guterres mirëpret planin për çarmatimin e Hamasit: I vetmi lajm i mirë në ditët e fundit
31/07/2026 - 22:57

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka mirëpritur planin për çarmatimin e Hamasit, ndërsa ka reflektuar mbi sfidat në Lindjen e Mesme. Duke iu referuar...

Më shumëDetails

Tërmet me magnitudë 4.7 afër Napolit në Itali, shkaktohen ndërprerje të rrymës dhe dëme në ndërtesa

Tërmet në Shqipëri, lëkundet Tirana
31/07/2026 - 22:47

Një tërmet me magnitudë 4.7 ka goditur të premten zonën e Campi Flegrei pranë qytetit jugor italian të Napolit, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike, pezullim të shërbimeve...

Më shumëDetails

“Migrimi ka të bëjë me përmirësimin e jetës sonë”: Marokenët tregojnë pse duan të hyjnë në Ceuta

“Migrimi ka të bëjë me përmirësimin e jetës sonë”: Marokenët tregojnë pse duan të hyjnë në Ceuta
31/07/2026 - 22:38

Disa migrantë kanë shpjeguar arsyet pse duan të bëjnë kalimin e rrezikshëm drejt Ceutës. Marokeni Ayoub El Abyad, 16 vjeç, i tha Reuters-it se po shikonte video në...

Më shumëDetails

Pacolli nxjerr një vendim për festivalet e koncertet: Organizatorët obligohen të pastrojnë hapësirat e respektojnë kufijtë e zhurmës

Pacolli nxjerr një vendim për festivalet e koncertet: Organizatorët obligohen të pastrojnë hapësirat e respektojnë kufijtë e zhurmës
31/07/2026 - 22:01

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar për një vendim për rregulla të ‘’qarta dhe masa të detyrueshme’’ për organizimin e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Abdixhiku vendos: Vjosa Osmani me të drejta të plota në strukturat e LDK-së

    Abdixhiku vendos: Vjosa Osmani me të drejta të plota në strukturat e LDK-së

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Qeveria ndan 1.4 milionë euro për pakon e ringjalljes ekonomike

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Bisedat e dyshimta në Snapchat, Rama i gatshëm për bashkëpunim me organet e drejtësisë

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Nafta vazhdon të shtrenjtohet në Kosovë, ja çmimi i sotëm

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Stërnipi” i Hasan Prishtinës dënohet me 10 vjet burgim

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë