Sporti rus vazhdon të goditet nga institucionet më të mëdha ndërkombëtare të sportit.
Pasi Federata e Taekwondos ia hoqi Putinit rripin e zi të nderit që ia kishin dhënë në nëntor 2013, Putin ka marrë tjetër goditje sot.
Federata ndërkombëtare e Xhudos e ka shkarkuar Putinin nga të gjitha pozicionet që mbante në këtë institucion për shkak të veprimeve të tij agresore ndaj Ukrainës.












