Paneli Zgjedhor për Aneksa dhe Parashtresa, PZAP, i ka dhënë të drejtë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, KQZ,sa i përket votimit në ambasada dhe konsullata duke hedhur poshtë ankesën e përfaqësuesve të subjektit politik Vetëvendosje.
Lëvizja Vetëvendosje kishte kërkuar nga PZAP-i që ta shpallë të pavlefshëm vendimin e KQZ-së, “duke e hequr kufizimin e numrit maksimal të votuesve në qendrat e votimit jashtë Kosovës dhe të nxjerrë vendim meritor, të arsyetuar në lidhje me këtë çështje në bashkëpunim me MPJD”.
Rregullorja e KQZ-së për Votim Jashtë Kosovës parasheh që numri maksimal i votuesve për secilën përfaqësi diplomatike të caktuar si qendër votimi të përcaktohet nga KQZ që kjo të bëhet në bazë të vlerësimit të kapaciteteve për votim. “Gazeta Blic kishte raportuar pak ditë më parë në lidhje me këtë çështje.
Më poshtë i’u sjellim vendim e plotë të siguruar nga Gazeta Blic.
















