Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Qalaj: Hera e parë që Njësisë Speciale i duhet leje për të shkuar në veri, shkaku i Kurtit

08/09/2023 - 15:43
në Kryesore, Lajme
A A
Qalaj: Hera e parë që Njësisë Speciale i duhet leje për të shkuar në veri, shkaku i Kurtit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashiq Qalaj, ka deklaruar se Njësisë Speciale, deri më sot, nuk i është dashur leja e ndërkombëtarëve për të vepruar në veri të vendit. Mirëpo, kjo ka ndërruar, për shkak të moskoordinimit të Qeverisë me aleatët ndërkombëtarë.

Duke iu përgjigjur deklaratave të sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg, se forcat speciale nuk mund të shkojnë në veri pa pajtimin e KFOR-it, Qalaj thotë se kjo është bërë falë veprimeve të pakoordinuara të kryeministrit Kurti me aleatët për veprimet në veri.

Duke folur për vizitën e deputetëve në selinë e NATO-s, Qalaj thotë se përfaqësuesit e NATO-s kanë shprehur shqetësimin për situatën në veri.

“Ne kemi qenë një delegacion i deputetëve të Parlamentit të Kosovës në vizitë në asamblenë parlamentare të NATO-s dhe pak a shumë i kemi pritur këto qëndrime të cilat janë shprehur dej në konferencën për shtyp nga sekretari i NATO-së dhe presidentja e Kosovës. Me qenë se tërë kohën sa kemi qenë ne në vizitë pra gjithë deputetë e partive politike që kemi përfaqësuar atë delegacion, shqetësimi kryesorë ka qenë veriu dhe shqetësimi kryesor ka qenë po flasë nga pala e NATO-së de-eskalimi sa më i shpejt i situatës në veri. Në këtë frymë e shoh edhe deklaratën që e ka dhënë sekretari i NATO-së edhe pse për mua është i çuditshëm çështja e involvimit të njësive speciale të Policisë në deklaratën e tij. Mirëpo kjo është si pasoj e një mos koordinimit të veprimeve të qeverisë së Kosovës, Ministrisë se Brendshme me partneret tanë strategjikë”.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, theksoi se deri më tani nuk ka pasur kurrë asnjë kërkesë e asnjë kufizim qe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës të marrë leje nga KFOR-i për të vepruar në veri.

“Deri më tani nuk ka pasur kurrë as një kërkese, as një kufizim, as një marrëveshje që Policia e Kosovës duhet të marr leje nga KFOR-i apo ndonjë institucion tjetër ndërkombëtar të sigurisë. Po e përsërisë, deri më tash është hera e parë që kërkohet që Policia e Kosovës duhet të marr leje nga KFOR-i për prezencën e saj në veri, po flas për njësinë speciale të Policisë së Kosovës. Dhe unë mendoj që atë që kemi thënë si opozitë tërë kohën mendoj që Qeveria e Kosovës ka gabuar shumë që veprimet i ka ndërmarr në veri pa koordinim me partnerët tanë e sidomos pa koordinim me SHBA-në”, ka thënë ai, për EO.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë