Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Qalaj: Polici nuk mund të mbetet pa uniformë për 4–5 vjet, pagat janë të ulëta

26/07/2026 - 09:25
në Lajme
A A
Qalaj: Polici nuk mund të mbetet pa uniformë për 4–5 vjet, pagat janë të ulëta
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka vlerësuar se puna e policëve është ndër profesionet më të vështira dhe më pak të vlerësuara në vend.

Ai në një intervistë për Ekonomia Online ka theksuar se kjo kategori meriton trajtim të veçantë institucional për shkak të rrezikshmërisë dhe përgjegjësisë që bart.

“Po, shiko tani. Fillimisht më lejoni të them që puna e policëve është një punë shumë e vështirë, një punë shumë me vështirësi, një punë që fare pak çmohet nga populli i Kosovës, e mos të flasim nga institucionet e Kosovës. Të mos harrojmë që nëse një punë ka rrezikshmëri, është puna e policisë dhe e policëve, të cilët shërbejnë 24 orë, janë në shërbim të popullit të Kosovës, janë në shërbim të qytetarëve të Kosovës. Dhe mendoj që duhet një trajtim i veçantë për këtë kategori të rëndësishme të vendit. Mendoj që ata kanë shumë vështirësi, sidomos gjatë këtyre 4–5 viteve të fundit, e që nuk është dashur të kenë. E kam fjalën për çështjen e pajisjeve, me çështjet logjistike, duke filluar nga uniforma e deri te pajisjet elementare që u duhen për punë. Dhe shpesh kemi biseduar, kemi debatuar edhe në studio televizive, edhe në sallën e Kuvendit të Kosovës, edhe në komisionet parlamentare”, tha Qalaj për Ekonomia Online.

Ai tha se nuk është e lehtë për policët kur ende diskutohet mungesa e këpucëve, uniformave e paisjeve të tjera logjistike.

“Mendoj që Policia e Kosovës ka kaluar një periudhë mjaft të vështirë për shkak se edhe nga aspekti emocional, nuk është e lehtë për një polic kur flitet nëpër studio televizive për mungesën e këpucëve, e uniformave, për mungesën e fotokopjuesve, për mungesën e pajisjeve e pjesëve për vetura dhe të gjitha pajisjeve elementare që atyre u duhen për punë. Dhe pastaj, cili është motivi? E kemi një situatë jo të mirë sa i përket mirëqenies së tyre, pagave të tyre, pagesës së rrezikshmërisë dhe të gjitha atyre kujdestarive që i kanë, e që në fakt duhet të jenë prioritet, meqenëse Policia e Kosovës, uniforma, Ushtria e Kosovës nuk duhet të varen shumë nga qëndrimet e partive politike, por duhet një trajtim institucional ashtu siç i hije”, tha Qalaj.

Duke folur për pagat e punonjësve që paguhen nga buxheti i Kosovës, Qalaj u shpreh i pakënaqur me nivelin aktual të tyre, duke ia atribuar këtë edhe rritjes së kostos së jetesës dhe inflacionit.

“Po, fillimisht më lejoni të them që unë nuk jam i kënaqur fare me asnjë kategori që merr pagë nga buxheti i Kosovës, meqenëse kemi një jetë shumë të shtrenjtë, kemi një degradim të situatës ekonomike në vend, kemi një inflacion shumë të lartë dhe mendoj që Qeveria e Kosovës ka dështuar sa i përket trajtimit të punonjësve të institucioneve të Kosovës, e sidomos kur flasim për Policinë dhe Ushtrinë.

Mendoj që pagat janë mjaft të ulëta. Puna e policisë është e tillë që kërkon punë të vazhdueshme, jo vetëm gjatë orarit të punës, mirëpo edhe më shumë, dhe nuk kanë mundësi ata që të merren me ndonjë punësim të dytë apo ndonjë aktivitet tjetër. Shpeshherë nuk kanë kohë as për të mbështetur familjen me ato punë elementare që i kemi ne si qytetarë. Prandaj mendoj që është koha e fundit që të mendohet seriozisht që të ngrihen pagat për të gjithë, por sidomos për uniformën e shenjtë të Policisë së Kosovës”, tha ai.

Sa i përket buxhetit të ndarë për Policinë e Kosovës, ai tha se problemi nuk qëndron vetëm te ndarja e mjeteve, por edhe te realizimi i tyre.

“Fare pak, mos të them fare. Për shkak se është diçka tjetër kur ti ndan buxhet, por është diçka tjetër kur buxhetin nuk e harxhon, nuk e shpenzon, nuk e dedikon aty ku duhet. Pra, nëse i shikojmë dokumentet, Ligjin për Buxhet, ka një rritje të buxhetit, mirëpo nëse shikojmë se sa ky buxhet realizohet, atëherë lë shumë për të dëshiruar. Mendoj që investimi duhet të jetë shumë më së pari në trajnimin dhe zhvillimin profesional të policëve, e pastaj edhe për pajisjet e të gjitha ato që u duhen për një punë efektive të Policisë së Kosovës”, shtoi Qalaj.

Qalaj foli edhe për përgjegjësinë e menaxhmentit të Policisë së Kosovës, duke thënë se drejtuesit duhet të jenë më aktivë në sigurimin dhe menaxhimin e buxhetit.

“Po jo, unë mendoj që lidershipi i Policisë së Kosovës, menaxhmenti i lartë, duhet të jetë shumë më efektiv në punët që ka, meqenëse ata e kanë buxhetin.

Drejtori i Policisë dhe stafi i tij duhet të luftojnë, të kërkojnë vazhdimisht nga ministri përkatës, nga Qeveria, buxhet shtesë dhe pastaj atë buxhet ta trajtojnë si duhet, t’i zhvillojnë procedurat e prokurimit si duhet dhe me kohë, e të mos lejojnë që polici të jetë pa uniformë për 4–5 vite. Ne e pamë tani që, me sa duket, fatmirësisht është nënshkruar një kontratë për uniformat e Policisë, mirëpo gjendja e tyre ka qenë e mjerueshme. Dhe duhet kërkuar përgjegjësi te secili individ i cili nuk është në gjendje t’i kryejë detyrat ashtu siç duhet”, tha në fund ai.

JU REKOMANDOJMË

Prenga pas humbjes nga Joshua: Kërkoj falje, nuk i bëra krenarë shqiptarët

Prenga pas humbjes nga Joshua: Kërkoj falje, nuk i bëra krenarë shqiptarët
26/07/2026 - 10:26

Kristian Prenga ka lënë gjurmë me paraqitjen ndaj Anthony Joshuas, pavarësisht humbjes me nokaut në raundin e dytë të meçit të zhvilluar në Jeddah të Arabisë Saudite.Boksieri shqiptar...

Më shumëDetails

Policia e Kosovës shënon Ditën Memoriale të zyrtarëve të rënë në kryerje të detyrës

Policia e Kosovës shënon Ditën Memoriale të zyrtarëve të rënë në kryerje të detyrës
26/07/2026 - 10:16

Policia e Kosovës organizon sot një varg aktivitetesh për shënimin e Ditës Memoriale të Zyrtarëve të Policisë së Kosovës të rënë në kryerje të detyrës, në nderim të...

Më shumëDetails

Nafta 1.72, benzina 1.52, gasi 0.60 centë, çmimet për sot dhe nesër

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës: Kundërshtojmë masat mbrojtëse të Qeverisë
26/07/2026 - 10:01

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka publikuar çmimin maksimal të lejuar për shitjen e derivateve në tregun vendor, për sot dhe nesër. Për datat 26-27.07.2026, çmimet...

Më shumëDetails

Brenda postimeve denigruese të “Lule Gjelit”: Çdo ngjarje kthehej në dezinformatë dhe fushatë linçuese

Brenda postimeve denigruese të “Lule Gjelit”: Çdo ngjarje kthehej në dezinformatë dhe fushatë linçuese
26/07/2026 - 01:43

Emri ishte veç maskë prej germash. Pas tij, për vite me radhë, u orkestrua fushatë e egër dezinformimi dhe denigrimi kundër njerëzve me emër, familje, reputacion dhe peshë...

Më shumëDetails

Nafta prek 1.72 euro për litër, qytetarët ankohen

Nafta prek 1.72 euro për litër, qytetarët ankohen
25/07/2026 - 22:54

Çmimi i naftës ka pësuar rritjen më të madhe që nga muaji maj, duke arritur në 1.72 euro nga 1.69 euro sa ishte dje. Sipas njoftimit të Ministrisë,...

Më shumëDetails

Esat Shala i bindur për personin në video se është Shahin Bush: Kemi folë me fqinjët, e ka vërtetu edhe shteti

Esat Shala i bindur për personin në video se është Shahin Bush: Kemi folë me fqinjët, e ka vërtetu edhe shteti
25/07/2026 - 22:35

Esat Shala, i njohur për arkivimin e materialeve që lidhen me luftën në Kosovë, ka folur për media pas intervistimit të tij nga Policia. Kjo pasi që Shahin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Sonte meçi i madh i boksit Prenga – Joshua, pritet të nis në këtë orë

    Sonte meçi i madh i boksit Prenga – Joshua, pritet të nis në këtë orë

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • Miliona në lojë! Ja sa pritet të fitojë Kristian Prenga në duelin me Anthony Joshuan

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Kajtazi nxjerr shkrimin e gazetës amerikane për “Lule Gjelin”: Është Albin Kurti në tastierë, llumi i arratisur nga vendi i tij

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Laboratori “Alfa Lab” i Leutrim Hazirit u kap me shërbime të palicencuara dhe staf të paregjistruar, por gjobitet me vetëm 1 mijë euro

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Haki Abazi i vetëofrohet Prokurorisë: ‘Lule Gjeli’ është në shërbim të Kurtit e Mihalit, e kam takuar në vitin 2021 në Delaware

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë