Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Qashtu s’shkohet në Amerikë”, “A është arritje qajo a ?”, çfarë tha deputeti i VV-së për vizitën e Kurtit në SHBA

05/04/2022 - 16:51
në Kryesore, Lajme
A A
“Qashtu s’shkohet në Amerikë”, “A është arritje qajo a ?”, çfarë tha deputeti i VV-së për vizitën e Kurtit në SHBA
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, në një intervistë të hënën mbrëma në DPT te Fidani në T7, ka folur rreth raportit të kryeministrit Albin Kurti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për vizitën e shumëpërfolur në Amerikë të cilën Kurti e kishte përmendur qysh në nëntorin e vitit të kaluar, derisa herën e fundit kur ka folur për të, ka thënë se do të shkojë para muajit qershor të këtij viti.

Sipas Bashës çështja e vizitës së Kurtit në Amerikë është kauzë e opozitës dhe sipas deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, një diskutim i tillë po bëhet meqë Kurtit po i shkojnë shumë mirë punët brenda vendit.

“Qysh marohen do tema kaniher që as unë s’mrrij me i besu. Çështja që kur të shkon çdo sen mirë mrena, e sheh opozitën që shkojnë marojnë do tema ta paqena. z.Kurti me shku dhe me ardhë në Amerikë, nuk është që e përmirëson qytetarëve gjendjen ma mirë. Nuk ka kurrfarë roli kjo ose rëndësie, raportit të z.Kurti dhe neve si Qeveri dhe Parlament me Amerikën. Për agjendën duhet me e thirre shefin e kabintetit të z. Kurti. Po kjo pak rëndësi ka ku shkon Kurti çka bon Kurti. Kurti është t’u i taku të gjithë liderët botërorë”, ka thënë Basha në DPT te Fidani, raporton Express.

Tutje deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje teksa provonte të argumentonte se pse një vizitë në Amerikë s’është ndonjë gjë e madhe, ka komentuar vizitën që kishte bërë ish-kryeministri Avdullah Hoti në Shtëpinë e Bardhë ku edhe kishte nënshkruar Marrëveshjen e Washingtonit, duke e nënvlerësuar rëndësinë e vizitës dhe duke thënë se nuk shkohet në një mënyrë të tillë në Amerikë.

“A është arritje qajo a ?, Me të ulë si nxënës aty mos me guxu.. A e din që s’e kanë ditë as marrëveshjen, jau ka nxjerr minutën e fundit, ju ka thanë qite nënshkrimin qetu, s’kanë guxu me livritë. Qashtu s’shkohet në Amerikë”, ka thënë Basha duke kërkuar nga autori i emisionit që të mos e përmendte ish-kryeministrin Hoti.

Deputeti i VV-së ka vazhduar të thotë se s’ka kurrfarë rëndësie nëse kryeministrin Albin Kurti nuk e pret askush në Shtëpinë e Bardhë.

“Pak ka rëndësi kjo, zero ka rëndësi..hiq, hiq, hiq…”, ka thënë Basha me plotë me bindje.

Pas insistimit të gazetarit Jupolli dhe theksimit që ka rëndësia e raportit të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shtëpinë e Bardhë, deputeti Basha ka reaguar me një pyetje duke thënë se pse po mendon që fatin e Kosovës e vendos Amerika.

“Pse po mendon që fatin tonë ka me e vendos Amerika”, ka vazhduar tutje Basha me një buzëqeshje të lehtë.

Megjithatë deputeti i VV-së ka thënë se prej krejt shqiptarisë, njeriu më i madh shqiptar që do të futet në Shtëpinë e Bardhë do të jetë Albin Kurti, kurdo që të ndodh një gjë e tillë.

“Nëse njeri ma i madh shqiptar që ka me hi në Shtëpinë e Bardhë, prej krejt shqiptarisë, ka me qenë Albin Kurti, kurdo që hin aty. Po ka pak rëndësi kjo, se s’na ndryshon mirëqenien neve”, ka thënë tutje Basha.

I pyetur tutje se s’i mund t’ia bëjë Kosova me politikën e jashtme dhe me dialogun me Serbinë, në rast se nuk e presin kryeministrin Kurti në Shtëpinë e Bardhë, Basha ka thënë se Amerika s’e lë Kosovën vetëm meqë kosovarët janë populli më pro-amerikan në botë./GazetaExpress/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë