Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Qendra tregtare “Grande Mall” nuk ia dha qytetares veturën që e fitoi, gjykata merr vendim për ta

08/07/2026 - 13:42
në Kryesore, Lajme
A A
Qendra tregtare “Grande Mall” nuk ia dha qytetares veturën që e fitoi, gjykata merr vendim për ta
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një lojë shpërblyese e organizuar me bujë të madhe në Gjilan ka përfunduar në dyert e gjykatës, vetëm pak orë para se të shpallej emri i fituesit të madh.

Gazeta Insajderi ka siguruar një aktvendim të Gjykatës Themelore në Gjilan, i cili ka goditur planet e qendrës tregtare “Grande Calabria” SH.P.K në Gjilan. Përmes një vendimi, gjykata ka urdhëruar bllokimin e shortit për çmimin kryesor – një veturë e kuqe e tipit “Citroen C3”, me zero kilometra, e cila ishte planifikuar të dhurohej sot, më 8 korrik, në orën 14:00.

Krejt kjo ka ndodhur pas padisë së ngritur nga një qytetare e Gjilanit.

Ajo ka vënë në lëvizje organet e drejtësisë duke pretenduar se kompania po shkel premtimin për shpërblim në lojën “Blej në Grande Mall dhe fito”. Sipas saj, ajo ishte fituesja e këtij çmimi.

Çmimi përfshinte një veturë të re të tipit “Citroen C3”, me ngjyrë të kuqe dhe me 00 kilometra. Kjo veturë ishte planifikuar të jepej sot.

Kompania “Grande Calabria” kishte caktuar që shpallja e fituesit të bëhej pikërisht me datë 8 korrik 2026, duke filluar nga ora 14:00.

Në aktvendim shpjegohet se gjykata është bazuar në Ligjin për Procedurën Kontestimore (nenet 297 dhe 306). Ky ligj thotë se kur ka rrezik që një biznes mund ta fshehë, ta shesë, ta falë apo t’ia japë dikujt tjetër një pasuri (në këtë rast makinën), gjykata duhet të ndërhyjë për ta ndaluar.

“Aprovohet i bazuar propozimi për caktimin e masës së përkohshme të sigurisë të paditëses dhe caktohet masa e përkoshme, ashtu që i ndalohet kundërshtarit të masës “Grande Calabria SH.P.K”, mbajta e organizimit më datë 08.07.2026, me fillim në ora 14:00 për shpalljen e fituesit të çmimit kryesor të lojës shpërblyese “Blej në Grande Mall dhe fito”, vetura Citroen C3 me ngjyrë të kuqe, 00 km”, thuhet në vendim.

Në aktvendim thuhet se masa e përkohshme do të mbetet në fuqi deri në përfundimin e kontestit me vendim të formës së prerë ose deri në një vendim tjetër të gjykatës.

Kompania dje ka dalë me një reagim, ku thotë se gjatë verifikimit të fituesve të lojës shpërblyese, është konstatuar se ankuesja ka rezultuar të jetë staf i një lokali që operon brenda “Grande Mall Calabria” dhe për këtë s’ka pasur të drejtë pjesëmarrjeje.

“… ka keqpërdorur jo 1 herë (sipas deklaratës së saj të cekur edhe në fotot në vijim) por pas verifikimit, është konstatuar se ajo ka keqpërdorur edhe 12 herë të tjera kuponat të cilët kanë qenë të dedikuar për konsumatorë që kanë blerë në Caramell Kids dhe nuk ia ka dhuruar ato konsumatorit, duke ia mohuar të drejtën të jetë pjesëmarrës në lojë shpërblyese. Labinota ka tentuar të përfitoj nga blerjet konsumatorit, duke plotësuar kuponat e tyre me të dhënat e saj personale, gjë që ka qenë e ndaluar sipas rregullores së lojës shpërblyese”, thuhet ndër të tjera në reagimin e kompanisë. /Insajderi.org/

 

JU REKOMANDOJMË

Kanye West në Tiranë, Rama: Ngjarja e mbrëmshme u bë motiv ndasie, varfëria s’luftohet duke mos bërë koncerte

Kanye West në Tiranë, Rama: Ngjarja e mbrëmshme u bë motiv ndasie, varfëria s’luftohet duke mos bërë koncerte
12/07/2026 - 16:35

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sërish për koncertin e mbrëmshëm të Kanye West në Tiranë, i cili u shoqërua me polemika të shumta mes pakënaqësive të...

Më shumëDetails

Ramadani: Aleanca e vetmja që ka ofruar platformë për shmangien e bllokadës, të tjerët le te flasin për poste

Ramadani: Aleanca e vetmja që ka ofruar platformë për shmangien e bllokadës, të tjerët le te flasin për poste
12/07/2026 - 16:09

Burim Ramadani, i cili do të jetë deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në legjislaturën e te të Kuvendit ka deklaruar se partia e tij është e...

Më shumëDetails

Dhuna ndaj të miturës në Fier, merret vendimi për tri të dyshuarat

Dhuna ndaj të miturës në Fier, merret vendimi për tri të dyshuarat
12/07/2026 - 16:01

Gjykata e Fierit ka lënë në fuqi masat e sigurisë për tri vajzat e dyshuara për rrahjen ndaj një 17-vjeçareje, një ngjarje që ka shkaktuar reagime të shumta...

Më shumëDetails

Trump: Dje arritëm një marrëveshje me Iranin, por ata e shkelën brenda një ore

“U thashë, ‘jo’, faleminderit”, Trump: Irani më ofroi të isha liderit suprem i tyre
12/07/2026 - 15:56

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se ShBA dhe Irani ranë dakord për një marrëveshje dje, por Irani e shkeli atë marrëveshje “brenda një ore” kur qëlloi një...

Më shumëDetails

Shpëtohet 67-vjeçari që po lahej në Velipojë, doli nga deti në gjendje kritike

Shpëtohet 67-vjeçari që po lahej në Velipojë, doli nga deti në gjendje kritike
12/07/2026 - 15:28

Një pushues 67-vjeçar është shpëtuar falë ndërhyrjes së shpejtë të vrojtuesit të plazhit. Sipas informacioneve, 67-vjeçari u nxor nga deti në gjendje kritike, pa puls dhe pa frymëmarrje....

Më shumëDetails

E rëndë në Berat, ishte duke punuar në arë me babanë, ndërron jetë 15-vjeçari – hyri në lumë për t’u freskuar

E rëndë në Berat, ishte duke punuar në arë me babanë, ndërron jetë 15-vjeçari – hyri në lumë për t’u freskuar
12/07/2026 - 15:23

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Orizaj në Bashkinë Berat. Një 15-vjeçar, që ishte duke punuar me të atin në arë, ka hyrë në lumë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ngjarje e rëndë në Mitrovicë: 25-vjeçari gjendet i vdekur në banesë

    Ngjarje e rëndë në Mitrovicë: 25-vjeçari gjendet i vdekur në banesë

    172 Shpërndaje
    Shpërndaje 69 Tweet 43
  • Vuçiqi komenton personat e armatosur që shoqëruan vizitën e Presidentit të Shqipërisë në Serbi

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Abuzim me çmimet e naftës në kohë krize: Shteti e çon në gjykatë “Delta Group-in” e Vesel Jusaj – ai ka aktakuzë edhe për rastin e vdekjes së punëtorit

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Elijona shfaqet ‘zjarr’ në bikini (Foto16+)

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • E papritur! Arbenita Ismajli ribashkohet me personin e zemrës

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë