Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Qëndrimet e LDK’së tashmë dihen…” – Kurti i bllokuar i bëri haptas ofertë për koalicion Abdixhikut, një muaj pasi u refuzua

05/05/2025 - 17:45
në Kryesore, Lajme
A A
“Qëndrimet e LDK’së tashmë dihen…” – Kurti i bllokuar i bëri haptas ofertë për koalicion Abdixhikut, një muaj pasi u refuzua
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti e ka çuar letrën e katërt (aq sa janë bërë publike), në adresë të partive politike që prej se vendi përmbylli procesin zgjedhor. Për dallim prej letrës së parë që ia shkroi më 6 prill kreut të LDK’së Lumir Abdixhiku, ku i kërkonte takim për tu konsultuar, një muaj më vonë ai propozoi që VV dhe LDK të lidhin koalicion. Pa hyrë në detaje, Kurti i tha të parit të LDK’së se do të ishte më mirë “të takoheshim e të flasim”. Abdixhiku që tashmë e ka refuzuar një herë Kurtin, gazetarëve iu tha “keni durim, qëndrimet e LDK’së tashmë dihen”. Në fund të prillit lideri i VV’së u kishte kërkuar takim të përbashkët Krasniqit dhe Abdixhikut, por vetëm kreu i PDK’së kishte shkuar në takim.

Albin Kurti i ka parë nga rreshti i parë i ulëseve të Kuvendit të Kosovës dështimet e tij dhe të Vetëvendosjes për të gjetur numra për zgjedhjen e kryetares së parlamentit, kandidates së përzgjedhur, Albulena Haxhiut, e rrjedhimisht për ta përmbyllur konstituimin e Kuvendit të Kosovës të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Për t’i dhënë fund skenave ku Albulena Haxhiu në mënyrë të përsëritur nuk siguron numrin e kërkuar të votave për kryeparlamentare, Kurti u kujtua që votimi të bëhet në mënyrë të fshehtë.

As për këtë nuk gjeti numra pasi partitë tjera dhe shoqëria civile jashtë i thanë se procedura e votimit nuk mund të ndryshohet në “mes” të procesit. Refuzimi i kësaj përpjekje që u vu në rend ditë nga Kryesuesi i VV’së Avni Dehari (i dirigjuar nga partia) u evitua edhe kandidatura e Albulena Haxhiut e cila tash e tre seanca nuk po propozohet pasi ajo po ndërpritet sapo po dështon formimi i Komisionit për votim të fshehtë.

Por, si duket Kurti nuk ka ngelur vetëm duke vëzhguar. Sipas të gjitha gjasave, duke i befasuar edhe deputetët e tij, ai të hënën ka nxjerrë një letër që e ka dërguar në adresë të kreut të LDK’së Lumir Abdixhikut.

Abdixhiku, një herë tashmë e ka refuzuar Kurtin.

Për dallim nga letra e fundit ku Kurti donte vetëm konsultime, këtë herë, ai doli drejt në temë. I kërkoi koalicion LDK’së, të cilën vetëm pak muaj më parë e përjashtonte teksa u fliste mbështeëtsve.”O për zotin qetash as 5 orë nuk mundet me zgjatë. Kështu që na s‘bojmë koalicion me ta”.

Por, kjo deklaratë zgjedhore duket kapitull i mbyllur për kreun e VV’së. Pse të mos e bëjmë pyet Kurti në letër.

“Jam i bindur që votuesit e LDK-së sot e preferojnë më së shumti koalicionin me LVV. Edhe votuesit e LVV e preferojnë po ashtu më së shumti koalicionin me LDK” shton ai.

Pastaj, në mënyrë djallëzore Kurti i kujton kreut të LDK’së koalicionet që i lidhte dikur me kundërshtarë.

“Mosapajtimet e diferencat që mund të ketë LDK me LVV sot nuk janë më të mëdha sesa që LDK i kishte para koalicioneve të mëhershme kur i bëri ato. Plus, në vitin 2020 ne bashkë kemi qenë kolegë në Kurti 1, kur unë nuk kam pasur probleme me juve, por me disa të tjerë që nuk kanë më pozita të larta e as ndikim të madh në LDK si asokohe”.

Për të gjitha këto, Kurti do që të shihet me Abdixhikun sy më sy.

“Natyrisht që më së miri do të ishte të takohemi e t’i flasim dhe t’i diskutojmë këto si politikanë të pjekur që kanë ardhmërinë e shtetit dhe përparimin shoqëror prioritet mbi çdo tjetër”.

Kreu i LDK’së më 8 prill e kishte refuzuar ftesën e parë të Kurtit për konsultime duke ia kujtuar gjuhën dhe qasjen ndaj rivalëve.

“Sado që unë dhe LDK nuk udhëhiqemi nga inati; sado që ne besojmë në dialog, bashkëpunim e komunikim njerëzor e politik; një takim i tillë – madje edhe konsultativ – do të ishte kapërcim fatal i dinjitetit njerëzor dhe politik.
Mes ‘hajvanatit’, ‘mbytjes së LDK-së’, ‘bashkëpunëtorëve të Serbisë’, mes moçalit të madh të pështymave ndaj nesh – unë, LDK dhe votuesit tanë – nuk e gjejmë veten as për konsultim”, kishte shkruar ai.

Abdixhiku premtoi përgjigje me kohë edhe ndaj ftesës së dytë të Kurtit, që erdhi me ofertë për koalicion.

Por, në letrën e kreut të VV’së figuroi edhe ky formulim.

“Deputetë të LDK-së së fundmi kanë deklaruar publikisht se për të ecur përpara në legjislaturën e nëntë, fillimisht me konstituimin e Kuvendit, nevojitet marrëveshje politike”, shkroi Kurti.

Abdixhiku tha se përgjigja zyrtare do të jetë ashtu siç i takon një partie.

“Më lejoni që të shkojë në zyrë ta shoh letrën, do të kthej përgjigje me kohë. I lus njerëzit tanë që gjendjen e tanishme ta trajtojnë pa arrogancë shumë. Do të kemi përgjigje zyrtare siç i takon një partie”, tha ai.

Në një përgjigje tjetër për media që erdhi të hënën gjatë ditës ai sinjalizoi se përgjigja do të mund të jetë negative.

“Pritni. Keni durim. Do të jem transparent si çdoherë tjetër. Qëndrimet e LDK-së tashmë i dini”,

Zyrtarë të Vetëvendosjes kanë pranuar publikisht se Kurti ka negociuar me Fatmir Limajn për koalicion por duket se kërkesa për postin e kryetarit të Parlamentit, që flitet se Limaj ia ka kërkuar ka qenë shumë e madhe për të.

Kurti ka refuzuar të flasë për çështjen e koalicioneve dhe negociatave për to.

Sa herë që ka kaluar afër gazetarëve me gjakftohtësi ka refuzuar të përgjigjet.

“Së pari Kuvendi, pastaj qeveria”, ishte njëra nga përgjigjet e tij të rralla dhe pa ndonjë përmbajtje rreth kësaj teme.

JU REKOMANDOJMË

Ish-ministri i Tregtisë ia bën disa pyetje të rënda Armend Mujës

Ish-ministri i Tregtisë ia bën disa pyetje të rënda Armend Mujës
10/07/2026 - 13:19

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj ia ka parashtruar disa pyetje të vështira ministrit në detyrë të Bujqësisë, Armend Mujës, të premten. Mulaj e ka kritikuar ministrin...

Më shumëDetails

Oficerë të FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë

Oficerë të FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë
10/07/2026 - 13:04

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë diplomuar me sukses në Kursin e...

Më shumëDetails

Zbulohet motivi i dyshuar i vrasjes së gruas 55-vjeçare në Shkodër

Zbulohet motivi i dyshuar i vrasjes së gruas 55-vjeçare në Shkodër
10/07/2026 - 12:14

Xhelozia është pista kryesore ku janë përqendruar hetimet e Policisë së Shkodrës për vrasjen e 55-vjeçares Bardhe Ziçi, e cila u ekzekutua me armë gjahu nga bashkëshorti i...

Më shumëDetails

RTK pa paga prej 10 ditësh, sindikatat paralajmërojnë protestë të hënën

“M’i qepu Vjosës” i kushton me punë kryeredaktorit të RTK-së
10/07/2026 - 12:11

Federata Sindikale e RTK-së dhe SPERTK kanë paralajmëruar protesta, duke bërë të ditur se kanë përfunduar të gjitha mundësitë për pritje lidhur me ekzekutimin e pagave të punonjësve....

Më shumëDetails

Me uniformën e UÇK-së në ditën e diplomimit – Erdet Berisha, djali i komandant “Shkupit”, diplomon në Holandë

Me uniformën e UÇK-së në ditën e diplomimit – Erdet Berisha, djali i komandant “Shkupit”, diplomon në Holandë
10/07/2026 - 12:09

Një moment i veçantë krenarie për familjen Berisha u shënua në Holandë, ku Erdet Berisha, djali i ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ferid Berisha – i njohur...

Më shumëDetails

Kurti hyn në ‘rol’ paszgjedhor, tash e quan AAK-në parti të respektuar

Kurti hyn në ‘rol’ paszgjedhor, tash e quan AAK-në parti të respektuar
10/07/2026 - 11:55

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i është përgjigjur refuzimit të ftesës për takim të kryetarit të Aleancës, Ardian Gjinit. Në një deklarim para mediave, Kurti tha se është...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Fluturimi i WizzAir – Evropa ishte fjalë për fjalë dy sekonda larg një tragjedie të paparë

    Fluturimi i WizzAir – Evropa ishte fjalë për fjalë dy sekonda larg një tragjedie të paparë

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Ultimatum i “Ibër Lepenc” për uzurpatorët në Ujman, serbët reagojnë me mesazh kërcënues: “Janë shumë të cenueshëm”

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Hajnat godasin kompaninë në Vushtrri, zhdukin skele dhe material ndërtimor me vlerë deri në 20 mijë euro

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • LDK i thotë “PO” takimit me Albin Kurtin, ka një “kusht”

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Haziri del nga mbledhja e partisë për një arsye tjetër, tregon se çfarë po diskutohet brenda

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë