Dukaj ka thënë se s’është mirë që asamblistët e kësaj komune kanë përvetësuar kompetenca kushtetuese e juridike që nuk iu takojnë dhe shton se demokracia e liria e shprehjes s’duhet të cenojnë raportet e mira fqinjësore, që është synim kryesor i Malit të zi.
Ai ka thënë se politikanët e kësaj komune duhet të krijojnë kushte më të mira për qytetarët dhe të mos vendosin në plan të parë ideologji politike partikulariste dhe rajonale që s’janë në interest të Malit të Zi.
“Pljevlja dhe politikanët e saj u detyrohen qytetarëve kushte më të mira për një mjedis të shëndetshëm jetese dhe zhvillim të qëndrueshëm, e jo që në plan të parë të vendosin ideologji politike partikulariste dhe rajonale, të cilat nuk janë në interes të Malit të Zi të sotëm”, ka shkruar ai.












