Tashmë ka hyrë në fuqi vendimi i ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, për qeset me pagesë, si masë për ruajtjen e ambientit.
“Nga zero deri në 25 mikron do të lejohen vetëm qeset të cilat përdoren për fruta, të cilat nuk do t’i kenë mbajtëset. Ndërsa për qeset nga 25 deri në 50 mikron do të lejohet përdorimi i tyre, do të kushtojnë pesë centë, por nuk do të lejohen që të kenë logo të prodhuesve, apo logo reklamuese”, kështu thuhet në vendimin e marrë e i cili po shpërfillet në dyqane.
Qeset plastike nga dyqanet po shiten nga 5 cent, me llogo të biznesit gjë që bie ndesh me vendimin.
Një rast të tillë e ka dërguar në adresë të Veriu.info një lexues i gazetës, ku shihet qesja me llogo të Viva Fresh Store.
Ky rast ka ndodhur në Shupkovc të Mitrovicës.















