Institucionet publike jo rrallëherë çudisin qytetarët me konkurse me kritere jo shumë relevante për pozitën e kërkuar, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Një gjë të tillë e ka bërë së fundi edhe në komunën e Mitrovicës.
Komuna e Mitrovicës ka shpallur konkurs të brendshëm për udhëheqës të sektorit të brendshëm për kulturë.
Por çudia ndodh në kriteret për arsimin e kërkuar për këtë pozitë, ku përveç arsimimit në fushën e kulturës, kandidati mund të jetë edhe me juridik apo ekonomik.
Se çfarë mund të bëjë një jurist apo ekonomist në drejtimin e sektorit të kulturës më së miri e din vetëm komuna e Mitrovicës.
Dokumenti i konkursit:














