Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Qeveria e Kurtit: Irani të ndalojë veprimet hibride, zgjidhja diplomatike është rruga e duhur

14/06/2025 - 19:55
në Kryesore, Lajme
A A
Qeveria e Kurtit: Irani të ndalojë veprimet hibride, zgjidhja diplomatike është rruga e duhur
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se Irani duhet të ndalojë veprimet hibride që cenojnë stabilitetin rajonal dhe se rruga diplomatike është e duhura për ta zgjidhur konfliktin, pas përshkallëzimit të situatës me Izraelin.

Që nga e premtja, Izraeli dhe Irani kanë intensifikuar sulmet ndaj njëri-tjetrit. Izraeli nisi sulmet duke synuar objektet bërthamore dhe ushtarake të Iranit, e më pas erdhi kundërpërgjigja nga Teherani.

“Republika e Kosovës po e përcjell me shqetësim situatën e tensionuar mes Izraelit dhe Iranit dhe u bën thirrje të gjitha palëve të përfshira që të përmbahen, me qëllim të shmangies së përshkallëzimit të mëtejshëm të krizës së sigurisë në rajon”, thuhet në reagimin e Zyrës së Kryeministrit.

Duke iu referuar të dhënave të fundit të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike (IAEA), ku theksohet se Irani nuk po i përmbush detyrimet e tij për mospërhapjen bërthamore, Qeveria e Kosovës ka thënë se Teherani duhet të ndalë veprimet hibride dhe të rikthehet në përputhje me obligimet ndërkombëtare.

“Zgjidhja diplomatike është rruga e duhur për adresimin e çështjeve të sigurisë, ndaljen e dhunës dhe parandalimin e pasojave më të gjera rajonale e globale,” thuhet më tej në deklaratë.

Qeveria u bën thirrje qytetarëve të Kosovës, veçanërisht atyre që ndodhen në rajon apo kanë kontakte atje, që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ndjekin me përpikëri udhëzimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, si dhe të autoriteteve lokale.

Në përfundim, Qeveria ka thënë se riafirmon përkushtimin e saj ndaj vlerave të paqes, demokracisë dhe sigurisë ndërkombëtare, duke shprehur solidaritet me të gjithë qytetarët e prekur nga konflikti aktual.

JU REKOMANDOJMË

Hajdari tha se është ‘‘krenare për punën’’, Smakiqi: E pret burgu mbi tre vjet dhe është krenare
Lajme

Hajdari tha se është ‘‘krenare për punën’’, Smakiqi: E pret burgu mbi tre vjet dhe është krenare

14/11/2025 - 22:54
Zhvillimet në Gaza, Trumpi: Ka ‘konsensus’ për hapat e ardhshëm!
Lajme

Trump tërhiqet për tarifat ndaj Zvicrës

14/11/2025 - 22:35
Shala: Vendimi për shkyqje të bizneseve nga furnizimi është goditja më e rëndë që u bëhet bizneseve të sektorit privat nga qeveria Kurti
Lajme

Shala: Në Mitrovicë pati ndërhyrje të vrazhdë politike, është manipulu vullneti i qytetarëve!

14/11/2025 - 22:18
Hoxhaj: Jam i vendosur që të garojë për kryetar të PDK’së, por dua garë fer e të barabartë
Lajme

Hoxhaj: Jam i vendosur që të garojë për kryetar të PDK’së, por dua garë fer e të barabartë

14/11/2025 - 22:15
Hoxhaj: Kadri Veseli ka insistuar që unë ta udhëheqë PDK-në në vitin 2021
Lajme

Hoxhaj: Kadri Veseli ka insistuar që unë ta udhëheqë PDK-në në vitin 2021

14/11/2025 - 21:51
Mirësevini mërgimtarë: Banesa dhe lokale me zbritje në kompleksin “Ylli Premium” në Vushtrri gjatë muajit dhjetor
Ekonomi

Mirësevini mërgimtarë: Banesa dhe lokale me zbritje në kompleksin “Ylli Premium” në Vushtrri gjatë muajit dhjetor

14/11/2025 - 21:43

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestohet Driton Bekteshi, kishte plagosur djalin e tij muaj më parë në Stanoc të Vushtrrisë

    Arrestohet Driton Bekteshi, kishte plagosur djalin e tij muaj më parë në Stanoc të Vushtrrisë

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Storje suksesi: Kompania “ILEAA Group” zgjerohet në Libi, pritet të realizoj projekte të medha në ndërtim dhe infrastrukturë

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Vlora Çitaku i reagon Hajdarit: Ti në politikë nuk ke bërë asgjë, ke abuzuar me detyrën

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Diplomati del publikisht në tubim të Vetëvendosjes, shkel ligjin për diplomaci

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Pensionet sot procesohen me rritje, Murati: Asnjë qeveri nuk i ka rritur pensionet sikurse Qeveria Kurti!

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë