Kryetari i Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri ka thënë se ende janë në pritje të një përgjigje nga Qeveria lidhur me kërkesat e tyre.
Zeqiri për Gazeta10 tha se janë në pritje të një takimi ndonëse nuk kanë marrë përgjigje konkrete.
“Po presim me mbajt një takim, jemi në pritje dhe shpresoj që këto ditë. Ne i kemi përcjelle kërkesat tona, tani besoj që po i shqyrtojnë ato e me pas të takohemi”.
Muajin e kaluar, Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës ka prezantuar 14 kërkesat që kanë pjesëtarët e PK-së për Qeverinë e vendit, për të cilat edhe protestuan.












