Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

​Qeveria harron sektorin privat, Krasniqi: Bizneset kërkojnë mbështetje pasi janë në gjendje të rëndë

25/09/2022 - 15:02
në Lajme
A A
​Qeveria harron sektorin privat, Krasniqi: Bizneset kërkojnë mbështetje pasi janë në gjendje të rëndë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sektori privat si gjenerator i zhvillimit ekonomik dhe kontribuues i mbushjes së arkës së shtetit, është në gjendje të rëndë, dhe shpërndarja e mjeteve financiare përmes pakove të ndryshme, po shihen si të gabuara nga komuniteti i biznesit.

Shoqatat e bizneseve kritikojnë po ashtu qeverinë se në këtë kohë krize financiare, ekzekutivi ka shkëputur komunikimin dhe dialogun qeveri-biznese.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë po kërkon një pako të veçantë mbështetëse për punëtorët dhe bizneset.

Përveç krizës energjetike, kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, Skënder Krasniqi thotë se situata për sektorin privat mbetet e rënduar edhe me rënien e prodhimtarisë, shitjes së produkteve dhe mungesa e punëtorëve. Sfidë tjetër për kreun e kësaj dhome, mbetet edhe kërkesa e punëtorëve për rritjen e pagave.

Krasniqi: Situata mbetet e rënduar në sektorin privat

“Kjo vështirësi është rrit sidomos pas fillimit të pandemisë e është përshkallëzuar pas luftës në Ukrainë. Me fillimin e invazionit rus në Ukrainë, çdogjë ka ndryshuar, edhe më keq se sa ka qenë më parë, dhe kjo e ka sjellë biznesin në një gjendje të jashtëzakonshme, shumë të rëndë. Situata mbetet e rënduar tash edhe me mungesë të punëtorëve, me kërkesën e punëtorëve për rritjen e pagave, me rritjen e çmimeve në treg, më rënien e shitjes së produkteve, edhe me pamundësinë me u ballafaquar me tregun global. Për këtë krizë, shtetet tjera kanë ndërhyrë shumë më shumë se sa vendi ynë”, thotë ai.

Krahas kësaj krize të shkaktuar nga inflacioni i lartë, po kërkohet mbështetja e sektorit privat.

Krasniqi thotë se që nga koha e pandemisë e deri tash as 80 për qind e kërkesave nuk janë përmbushur nga qeveria aktuale dhe ato të kaluarat.

Krasniqi: Të hiqet TVSh-ja për produktet esenciale

“Në fillimin e pandemisë kemi kërkuar nga qeveritë të ndërmerren masa për mbështetje, kërkesat kanë qenë qoftë për uljen e taksave, financim të kredive me kamata të ulëta, për uljen e TVSH-së nga 18 për qind në 5 dhe për produktet esenciale, kemi kërkuar që për 3 deri 6 muaj të jetë zero TVSh-ja. Po ashtu, kemi kërkuar heqjen e akcizës së naftës, si dhe shumë kërkesa të tjera siç janë infrastruktura ligjore, ku kemi kërkuar që të ndryshohet ligji dhe të bëhen blerjet disa ditë në javë pa TVSH në mënyrë që të rritet prodhimi dhe shitja. Megjithatë as 80 përqind e këtyre kërkesave tona nuk janë realizuar”, thekson ai.

Krasniqi thotë se mbështetja e deritanishme nga shteti për bizneset dhe punëtorët është tejet e ulët.

Krasniqi: Mbështetja për këta 9 muaj është minimale

“Gjatë këtij viti krejt çka kemi përkrahje është ajo që nuk ka rritje të çmimit të rrymës. Kemi përkrahje për punëtorë në shumë 100 euro për këta 9 muaj, që i bie rreth 11 euro në muaj është përkrahur punëtori, ndërsa bizneset nuk janë përkrahur me asgjë”, thotë ai.

Për pakon e fundit për përballje me inflacionin që parasheh edhe ndarjen e mjeteve jo drejtpërdrejt për punëtorët e sektorit privat, Krasniqi thotë se është një mbështetje e kushtëzuar dhe jo e drejtë.

Me masën e kësaj pakoje parashihet subvencionimi prej 50 për qind të rritjes së pagës deri në 100 euro për punëtorët e sektorit privat, për 3 muajt e parë.

Krasniqi kërkon që të hiqet kushtëzimi dhe të ndahen mjetet financiare për punëtorët e sektorit privat sikur për ata në administratë publike.

Krasniqi: Mbështetja e kushtëzuar jo e drejtë

“Shuma prej 100 eurosh nuk është e definuar se a do të jetë mujore apo e përgjithshme për këta tre muaj. Ajo që nuk do të duhej të bëhet në formë kushtëzimi për bizneset, sepse biznesi i rritë pagat për aq sa ka mundësi dhe në kontinuitet është duke i rritë pagat. Ne si Dhomë e Tregtisë kemi kërkuar që të mos kushtëzohet biznesi, por të ndahen ashtu siç po jepen punëtorëve të tjerë, sektorit publik, ku po i ndahen nga 50 euro për katër muaj ose nga 200 euro. Ndërsa për të punësuarit e kompanive publike nga 100 euro, ndërsa ata që e mbajnë shtetin me tatime të drejtpërdrejt nga punëtorët e sektorit privat që janë shumica, si dhe bizneset që krijojnë 80 për qind të hyra shtetit po kushtëzohen me rritje 50/50 nga ana e biznesit. Ky kushtëzim është jo i drejt dhe i dëmshëm, si dhe afatshkurtër. Prandaj, në këtë mënyrë nuk po ndihmohen bizneset, por prapë po i jepet edhe një goditje bizneseve me rritje të detyrueshme… Të hiqet ky kushtëzim, por të ndahen mjetet ashtu siç po iu jepen sektorit publik, shtesat të ndahen edhe për punëtorët e sektorit privat”, thotë Krasniqi.

Kryetari i DhTIK-së, Krasniqi po ashtu po kërkon sigurime shëndetësore për punëtorë dhe mbulimin e pagave nga shteti për lehonat.

Krasniqi: Sigurim shëndetësor për punëtorë dhe pagat për lehonat t’i mbulojë shteti

“Po, ne kemi kërkuar së pari që punëtorët të kenë sigurim shëndetësor, siguri në punë-të mbrohen punëtorët nëse mbesin pa punë. Të krijohet shporta familjare, të mbrohen familjet dhe punëtorët me të ardhura të ulëta. Kjo është përgjegjësi e shtetit. Shteti nuk po i kryen detyrat e veta, ndërkohë gjithë barrën po ia delegon biznesit. Kështu të hiqet obligimi që për gratë lehona të paguajë biznesi 70 për qind të pagës për 6 muaj. Kjo është përgjegjësi e shtetit, sepse asnjë vend nuk e ka as në Ballkan, as në Evropë që e kushtëzon biznesin… Këtë pagë duhet ta mbulojë shteti sikur në çdo vend tjetër… Detyrimi është antikushtetues e anti-ligjor”, thotë ai.

Sa i për krizës energjetike ku pritet të ketë reduktime gjatë dimrit të ardhshëm, Krasniqi ka thënë se këto reduktime çojnë bizneset në falimentim dhe mbyllje të mijëra vendeve të punës.

Krasniqi po kërkon të dhëna zyrtare nga qeveria dhe distributori KEDS për përgatitjet e furnizimit me rrymë gjatë dimrit.

Derisa për humbjet e mëdha financiare të bizneseve nga reduktimet e ashpra në muajin gusht, Krasniqi thekson se kompanitë nuk morën mbështetje.

Krasniqi: Ende s’ka informata mbi furnizimin me energji elektrike gjatë dimrit, reduktimet çojnë bizneset në kolaps

“Ne kemi kërkuar një takim edhe me KEDS-in që të informohemi se si është gjendja e furnizimit me energji elektrike, sa ka blerje të rregullta vjetore krahas konsumit. Po ashtu, informata kemi kërkuar edhe nga Qeveria që të na jep informacione dhe të mos vjen deri te ai momenti siç erdhi që në orën 23:00 të natës të njoftohen qytetarët se nga nesër ka reduktime, edhe ato të ashpra. Kjo në mënyrë që biznesi të përgatitet. Por, nuk kemi marrë ende përgjigje as nga qeveria. Ndërkohë që të gjitha vendet e rajonit kanë siguruar rrymë 24 orë me energji për qytetarët dhe bizneset. Ndërsa, i vetmi vend që nuk ka garantuar energjie elektrike është Kosova. Ky është një rrezik për bizneset, sepse për një muaj, në gusht që patën reduktime deri në 6 orë pa rrymë, biznesi ka pasur humbje të mëdha… Biznesi mund të shkojë në kolaps, me ndërprerje të plotë të punës, humbje të klientëve dhe humbje të vendeve të punës si rezultat i reduktimeve të energjisë elektrike”, thotë Krasniqi.

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Krasniqi në fund ka thënë se Qeveria po vonohet në procedim të projektligjit për punë publike, që parasheh kompensimin e inflacionit për materialet ndërtimore dhe punët përcjellëse për kontratat ekzistuese./KP

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë