Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Qeveria ia besoi sekretet Ridvan Muharremit, ministrja ankohet se Prokuroria Speciale mori dokumente pa lejen e AKI-së

31/07/2025 - 14:54
në Lajme
A A
Prokuroria Speciale deklarohet pas intervistimit të Rozeta Hajdarit: U mbrojtë në heshtje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rozeta Hajdari e ka kundërshtuar si të paligjshëm hetimin penal të Prokurorisë Speciale për rastin e Rezervave Shtetërore.

Ministrja në detyrë e Tregtisë, e cila të enjten është intervistuar për herë të dytë në cilësinë e të dyshuarës për këtë rast në Prokurorinë Speciale, është ankuar se Prokuroria Speciale ka marrë dokumente sekrete pa leje të AKI-së.

“Për këtë proces jetik tani pyetem nga Prokuroria Speciale, por një pyetje vjen se a është ky proces i ligjshëm dhe si prokuroria hyri në ministri për të marrë dokumente të klasifikuara si sekret të rezervave shtetërore”, tha Hajdari në një deklaratë për media të enjten pasi doli nga intervistimi në Prokurorinë Speciale.

Sipas saj, asnjë person nuk mund të ketë qasje në dokumente të klasifikuara si sekret pa lejen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

“Asnjë person nuk mund të ketë qasje në rezervën klasifikuar sekret pa një procedurë të qartë ligjore sipas udhëzime të AKI-së dhe Agjencisë për mbrojtje të klasifikuara”, tha ajo.

Por, ministrja Hajdari harroi që i kishte krijuar Ridvan Muharremit akces në dokumentet e Rezervave Shtetërore të klasifikuara si sekret shtetëror.

Muharremi, një afarist i afërt me pushtetin, është një nga të dyshuarit për aferën. Ai ishte angazhuar si ndërmjetësues mes Ministrisë së Tregtisë dhe dy kompanive, turke e polake, në procesin e blerjes së rezervave shtetërore.

Në kundërshtim me Ligjin për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë, sekseri Muharremi dhe asnjë nga zyrtarët e komisionit të caktuar për negocimin e kontratave me kompanitë, kishin krijuar qasje në dokumentet sekrete pa marrë certifikatë të sigurisë nga AKI-ja.

Një hulumtim i Paparacit, i botuar vitin e kaluar, zbuloi sesi ministrja Hajdari i kishte marrë vetë përsipër negociatat me kompanitë private për mbushjen e rezervave shtetërore. Dosja e rastit, të cilën e publikoi Paparaci, dëshmon për komunikime direkte me e-maile të Hajdarit me sekserin Ridvan Muharremi.

“I nderuari zotëri Ridvan”, i drejtohej me e-mail ministrja Hajdari, afaristit Muharremi, në një prej komunikimeve të cilat i publikoi Paparaci për këtë rast. “Jemi në urgjencë të gjetjes së rezervës për vaj gjersa kemi manipulime të çmimeve në treg”.

JU REKOMANDOJMË

Rreth 600 mijë mërgimtarë të regjistruar deri tash, procesi vazhdon deri në fund të gushtit
Lajme

“Kërcet grushti” në Aeroportin e Prishtinës, tre të arrestuar

03/08/2025 - 10:04
Ngriti aktakuzë ndaj Hashim Thaçit sa ishte Prokuror në Hagë, për çka po hetohet Jack Smith tani në SHBA
Kryesore

Ngriti aktakuzë ndaj Hashim Thaçit sa ishte Prokuror në Hagë, për çka po hetohet Jack Smith tani në SHBA

03/08/2025 - 09:43
Tentoi t’i jap ryshfet zyrtarëve policor në Vërmicë, arrestohet një serb
Kryesore

Tentoi të korruptojë policin dhe doganierin në Vërmicë, arrestohet një person

03/08/2025 - 09:30
Policia sekuestron dy armë zjarri në një aheng familjar në Rahovec
Lajme

Të shtëna me armë në një aheng në Gjilan

03/08/2025 - 09:05
Ardhja e mërgimtarëve- Kështu paraqitet gjendja në pikat kufitare!
Kryesore

Hyrjet dhe daljet e mërgimtarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare

03/08/2025 - 08:53
Kapet një peshkaqen rreth 3 metra në Shëngjin
Lajme

Kapet një peshkaqen rreth 3 metra në Shëngjin

03/08/2025 - 08:36

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dështim sportiv, fitim personal: Kryetari i FC Vushtrrisë, Shemsi Rrahimi dhe vajza e tij u paguan mijëra euro nga klubi (Dokument)

    Dështim sportiv, fitim personal: Kryetari i FC Vushtrrisë, Shemsi Rrahimi dhe vajza e tij u paguan mijëra euro nga klubi (Dokument)

    168 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Ky është burri që dyshohet se e sulmoi deputetin e Kuvendit së bashku me familjen e tij

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Rexhep Qosja shkruan për vajzën që i vdiq më 28 korrik: Mos u provofshin nga askush …

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Nga “100 euro – 100 kafe” në “100 euro – 50 kafe”: Murati mundohet të shpjegojë inflacionin pas valës së kritikave

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Sulmohet deputeti i Kuvendit të Kosovës – përfundon në spital bashkë me familjen

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë