Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Qeveria ia besoi sekretet Ridvan Muharremit, ministrja ankohet se Prokuroria Speciale mori dokumente pa lejen e AKI-së

31/07/2025 - 14:54
në Lajme
A A
Prokuroria Speciale deklarohet pas intervistimit të Rozeta Hajdarit: U mbrojtë në heshtje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rozeta Hajdari e ka kundërshtuar si të paligjshëm hetimin penal të Prokurorisë Speciale për rastin e Rezervave Shtetërore.

Ministrja në detyrë e Tregtisë, e cila të enjten është intervistuar për herë të dytë në cilësinë e të dyshuarës për këtë rast në Prokurorinë Speciale, është ankuar se Prokuroria Speciale ka marrë dokumente sekrete pa leje të AKI-së.

“Për këtë proces jetik tani pyetem nga Prokuroria Speciale, por një pyetje vjen se a është ky proces i ligjshëm dhe si prokuroria hyri në ministri për të marrë dokumente të klasifikuara si sekret të rezervave shtetërore”, tha Hajdari në një deklaratë për media të enjten pasi doli nga intervistimi në Prokurorinë Speciale.

Sipas saj, asnjë person nuk mund të ketë qasje në dokumente të klasifikuara si sekret pa lejen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

“Asnjë person nuk mund të ketë qasje në rezervën klasifikuar sekret pa një procedurë të qartë ligjore sipas udhëzime të AKI-së dhe Agjencisë për mbrojtje të klasifikuara”, tha ajo.

Por, ministrja Hajdari harroi që i kishte krijuar Ridvan Muharremit akces në dokumentet e Rezervave Shtetërore të klasifikuara si sekret shtetëror.

Muharremi, një afarist i afërt me pushtetin, është një nga të dyshuarit për aferën. Ai ishte angazhuar si ndërmjetësues mes Ministrisë së Tregtisë dhe dy kompanive, turke e polake, në procesin e blerjes së rezervave shtetërore.

Në kundërshtim me Ligjin për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë, sekseri Muharremi dhe asnjë nga zyrtarët e komisionit të caktuar për negocimin e kontratave me kompanitë, kishin krijuar qasje në dokumentet sekrete pa marrë certifikatë të sigurisë nga AKI-ja.

Një hulumtim i Paparacit, i botuar vitin e kaluar, zbuloi sesi ministrja Hajdari i kishte marrë vetë përsipër negociatat me kompanitë private për mbushjen e rezervave shtetërore. Dosja e rastit, të cilën e publikoi Paparaci, dëshmon për komunikime direkte me e-maile të Hajdarit me sekserin Ridvan Muharremi.

“I nderuari zotëri Ridvan”, i drejtohej me e-mail ministrja Hajdari, afaristit Muharremi, në një prej komunikimeve të cilat i publikoi Paparaci për këtë rast. “Jemi në urgjencë të gjetjes së rezervës për vaj gjersa kemi manipulime të çmimeve në treg”.

JU REKOMANDOJMË

Për 24-orët e ardhshme, ky është çmimi i naftës

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
17/08/2026 - 09:26

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për sot. Sipas njoftimit të MINT-it, çmimi maksimal i naftës është...

Më shumëDetails

Çitaku: Albin, eja në Kuvend dhe hape rrugën për rikthimin e rendit kushtetues

Çitaku Kurtit: Biden i keq, Trump i keq, Mogerini e keqe, Grenelli i keq, Lajçak i keq, vetëm ti e ke mirë a po Albin?
17/08/2026 - 09:14

Deputetja e Vlora Çitaku ka bërë të ditur se edhe sot janë mbledhur para objektit të qeverisë. Ajo, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social...

Më shumëDetails

Ramadani: Qeveria po i sakaton komunat, presion i paparë nga niveli qendror

Ramadani: Policia bëri mirë me planin, sa më shumë që demokratizohet Kosova, çështja e sigurisë për zgjedhje s’do të jetë temë
17/08/2026 - 08:58

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka akuzuar sërish partinë në pushtet për situatën e krijuar në vend, si pasojë e krizës politike. Ai ka thënë se niveli qendror...

Më shumëDetails

“Shkeljet e Gjykatës Speciale mund t’i falim nëse sjell aktgjykim lirues“

Gjyqi në Hagë, organizata britanike që e angazhoi Kosova gjen shqetësime serioze, Avokati i Popullit nxjerr raportin
17/08/2026 - 08:47

Akademiku Arsim Bajrami ka deklaruar se shpreson që ish-krerët e UÇK-së të lirohen nga akuzat në procesin para Dhomave të Specializuara. Në “Info Magazine”, Bajrami tha se shkeljet...

Më shumëDetails

Hoxha: Do ta ndalojmë Kurtin të hyjë në zyrën e kryeministrit – paralajmëron sërish letër për thirrjen e seancës konstituive

Hoxha: Do ta ndalojmë Kurtin të hyjë në zyrën e kryeministrit – paralajmëron sërish letër për thirrjen e seancës konstituive
17/08/2026 - 08:34

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka deklaruar se deputetët e kësaj partie po qëndrojnë sërish para ndërtesës së Qeverisë, me qëllim që, sipas saj, të mos lejojnë hyrjen...

Më shumëDetails

Ngërçi në Kuvend thellohet, nyja kryesore mbetet zgjedhja e Presidentit

Pikëpyetje për votat e LDK-së për presidentin, dyshime në unitetin e deputetëve
17/08/2026 - 08:00

Ngërçi institucional në Kosovë po vazhdon, ndërsa partitë politike mbeten të përçara lidhur me mënyrën se si duhet të procedohet me seancën konstituive të Kuvendit. Ushtruesja e detyrës...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Humb jetën një punëtor i KEK-ut, rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë

    Humb jetën një punëtor i KEK-ut, rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Skandal: Klinika “RINU” e Shkurte Musës vazhdon aktivitetin edhe pas ndalimit të shërbimeve me vendim nga Inspektorati Shëndetësor

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Arian Tahiri paralajmëron se do ta padis Halil Gecin pas akuzave dhe termit “Tahirovski”: “Tërhiqe publikimin dhe kërko falje”

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Me veshje të tejdukshme, ‘Santi’ ngrit temperaturat me mëngjes

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • BE konfirmon se janë përmbushur kushtet për hapjen e Urës së Ibrit

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë