Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Qeveria ia premton Telekomit 13 milionë euro për kodin telefonik të Kosovës dhe 1 milion për internet në Veri

29/11/2022 - 18:28
në Lajme
A A
Qeveria ia premton Telekomit 13 milionë euro për kodin telefonik të Kosovës dhe 1 milion për internet në Veri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka deklaruar sot se do të ndihmojnë Telekom-in me 1 milion euro për shtrirjen e rrjetit në komunat veriore të Kosovës.

Ajo ka theksuar se një gjë e tillë po planifikohet për javëve në vijim, ndërkohë që theksoi se Telekom-i është duke u këndellur.

Pas vizitës në këtë ndërmarrje, Rizvanolli u shpreh se gjatë vitit të ardhshëm Vala do të bëhet e Kosovës, e jo e Monakos.

Pasditen e së martës, ministrja e Ekonomisë ka vizituar Telekom-in dhe është takuar me ushtruesen e detyrës së kryeshefes, Burbuqe Hana.

Rizvanolli u shpreh se kjo ndërmarrje është në proces të zëvendësimit rrënjësor të teknologjisë për telefoninë mobile.

“Për periudhën e menjëhershme jemi duke shikuar mundësitë që të ndihmojmë Telekom-in për të përballuar investimet kapitale për shtrirjen e rrjetit në komunat veriore të Kosovës. Në vlerë prej rreth 1 milion euro, kjo është diçka që do të tentojmë të bëjmë brenda javëve në vijim. Ndërsa, sa i përket vitit tjetër, po flasim për një shumë prej 13 milionë eurosh, e cila do të shfrytëzohet nga Telekom-i, sigurisht që këto duhet të kombinohen zyrtarisht dhe proceduralisht, mirëpo vullneti politik ekziston që Telekom-i të mbështetet me së paku 13 milionë euro për migrimin në kodin telefonik të Kosovës nga kodi i Monakos, si dhe modernizimin e rrjetit”, ka deklaruar Rizvanolli.

Ajo ka thënë se Telekom-i po këndellet dhe shërbimet tani janë më të mira.

“Telekomi po këndellet edhe si kompani edhe si kolektiv i punëtorëve edhe si shërbim ndaj klientit. Menaxhimi me nikoqirllëk, angazhimi i secilës e secilit në krye me një menaxhment, i cili ka dalë nga vet radhët e Telekom-it, dialogu social brenda ndërmarrjes po na sjell perspektiva të mira në këtë ndërmarrje me rëndësi strategjike për vendin tonë dhe me rol të rëndësishëm edhe në sigurinë e vendit. Në Telekom nuk ishte bërë asnjë investim në teknologji që nga viti 2015, po flasim për një teknologji, për një sektor ku gjërat ndryshojnë brenda muajve nganjëherë”, ka thënë ajo.

Në konferencë për media, ajo ka shtuar se gjatë këtij viti Qeveria e Kosovës i ka dhënë Telekomit të Kosovës gjashtë milionë euro hua.

“Gjatë vitit në vijim do të fillojë zbatimi i dy projekteve me rëndësi, e para migrimi nga kodi i Monakos në kodin që Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimit i ka dhënë Republikës së Kosovës. Vala do të bëhet e Kosovës, e jo e Monakos, përfundimisht dhe gjithashtu do të fillojë modernizimi i rrjetit. Që do të thotë që qytetarët shumë shpejt që nga marsi i vitit që po vjen do të fillojnë të ndjejnë përmirësimet në shërbimet e Telekom-it, që është me të vërtetë një zhvillim tejet i rëndësishëm për Telekom-in si ndërmarrje dhe që tregon një të ardhme të bukur për Telekom-in, diçka e cila nuk ka qenë shumë e sigurt në vitet që i kemi lënë pas, mirëpo tani po fillon të bëhet gjithnjë më e besueshme dhe më e realizueshme”, ka deklaruar ajo.

Po ashtu, ministrja e Ekonomisë ka deklaruar se Telekom-i ka paguar mbi 12 milionë euro tatim gjatë këtij viti.

“Telekom-i është shpallur nga Oda Ekonomike tatimpaguesi i vitit 2022. Ka paguar mbi 12.6 milionë euro deri më tani sivjet, duke përfshirë këtu edhe borxhet e vitit të kaluar prej 3 milionë. Trendi i rënies së të hyrave tanimë është ndalur, por është kthyer mbrapsht. Tanimë, në tremujorët e parë dhe nëntë muajt e parë të vitit të hyrat e Telekom-it janë rritur për 8 për qind, ndërsa shpenzimet janë ulur për rreth 9 për qind. Ndërmarrja do të ishte në fitim para zhvlerësimit të aseteve. Për herë të parë që nga viti 2015, sikur të mos ishte pagesa për pakon dalëse të punëtorëve. Jam informuar se 302 punëtorë e kanë marrë këtë pako dalëse dhe kjo ka ndikuar, duke marrë parasysh që ka pasur kritere strikte për vlerësim. Këto dalje nuk kanë ndikuar negativisht në Telekom, por vetëm kanë ndikuar pozitivisht duke i kursyer ndërmarrjes 270 mijë euro në baza mujore”, u shpreh ajo./Express

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë