Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar shuma prej 2 milion lekë për aktorin Genc Fugën, i cili pak ditë më parë iu nënshtrua një operacioni në kokë.
Shuma e akoduar nga qeveria është dhënë për kurimin e tij.
Ishte bashkëshortja e tij Eni Jani, e cila në një postim që bëri në rrjetet sociale, bëri apel për ndihmë financiare pasi aktori Fuga kishte pësuar goditje në tru dhe se operacioni kushtoi 19 mijë euro.
Në ndihmë aktorit i erdhën shumë kolegë, miq por dhe qytetarë të cilët brenda pak orësh mblodhën shumën që duhej për operacioni.












