
Zëvëndësministri i Ministrisë së Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka njoftuar se ka marrë vendim që të suspendohet përmbaruesi privat, Ilir Mulhaxha, vëllau i deputetes, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, për shkak të një borxhi prej 6 milionë eurosh të llogaritur gabimisht të Telekomit.
“Në bazë të kompetencave ligjore, sapo nënshkrova Vendimin për suspendimin e përmbaruesit privat që deri pasnesër do ta përmbaronte një borxh mbi 6 milionë euro (të llogaritur gabimisht) të Telekomit”.
Tutje Sallahu ka shkruar se ka kaluar koha kur financat e Telekomit shërbenin si plaçkë.
“Ka kaluar koha kur financat e Telekomit shërbenin si plaçkë për t’i pasuruar orkestruesit e tenderëve që lidheshin qëllimisht në disfavor të Kompanisë!”, ka shkruar Sallahu.

“Z.Ilir Mulhaxha përmbarues privat në territorin e Gjykatës Themelore në Prishtinë suspendohet nga ushtrimi i funksionit të përmbaruesit privat deri në një vendim të Komisionit Disiplinor“, thuhet në vendim.
Derisa, në vitin 2020 ishte raportuar se Federata Sindikale e Telekomit të Kosovës kishte njoftuar se janë bllokuar llogaritë e Telekomit, për shkak të vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës për përmbarim të borxhit prej 24.6 milionë eurove që kompania publike ia ka kompanisë së biznesmenit Blerim Devollit.
Por, kishe dal se përmbaruesi privat i cili merret me këtë çështje është vëllai i deputetes së Vetëvendosjes Fatmire Mulhaxha -Kollçaku.











