Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur i ka miratuar masat e reja ant-COVID.
Në njoftimin e publikuar ekzekutivi nuk bën të ditur se cilat janë ato.
“Është miratuar vendimi për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Në bazë të rekomandimeve të dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ministritë e linjës, palët e interesit dhe ekspertët përkatës, në këtë mbledhje u vendos për masat kundër COVID-19. Vendimi hyn në fuqi nga dita e sotme, data 1 mars 2022”.











