Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Qeveria: Nuk do ta ulim akcizën dhe TVSh-në e naftës

13/06/2022 - 14:10
në Kryesore, Lajme
A A
Qeveria: Nuk do ta ulim akcizën dhe TVSh-në e naftës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria e Kosovës ka kundërshtuar kërkesën e parashtruar nga opozita dhe Shoqata e Naftëtarëve për reduktimin e akcizës dhe TVSh-së së naftës.

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se ulja e akcizës dhe TVSh-së së naftës nuk do t’i kontribuonte qytetarëve, por do t’i krijonte mundësi fitimi më të mëdha tregtarëve të naftës.

Sipas Muratit, reduktimi i akcizës dhe TVSh-së së naftës nuk përkthehet domosdoshmërish në ulje të çmimeve.

“Prandaj po punojmë për një vendim që cakton çmim tavan dhe marzhë maksimale të fitimit, sepse në situata të tilla të jashtëzakonshme, është e domosdoshme që Qeveria të ndërhyjë në treg për stabilizuar çmimet, gjë që parashihet edhe me legjislacionin në fuqi.
Ndërsa thirrjet e opozitës që Qeveria të ulë TVSH-në apo akcizën në naftë ose produkte tjera, nuk i shërbejnë interesit të qytetarëve”, ka thënë sot Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve.

Ministri Murati ka akuzuar partitë “e gardës së vjetër” për përpjekje që të shfrytëzojnë buxhetin e shtetit, për të ndihmuar bizneset.

“E kemi rastin e heqjes së taksës minerare për Ferronikelin dhe për gurthyesit ku buxheti ishte dëmtuar më shumë se 15 milionë euro, e kemi pagesën e 60 milionë eurove me pretendimin se po mbështesin punëtorët për pandemi e në fakt më së shumti përfituan supermarketet, dhe kemi shumë vendime tjera që kanë dëmtuar buxhetin e kanë rrezikuar bankrotimin e shtetit, gjithnjë duke u thirrur në emër të qytetarëve”, ka thënë Murati.

Njoftimi i plotë i ministrit Murati:

Thirrjet për ulje të akcizës së naftës janë thirrje për trashje të fitimit të tregtarëve

Që nga marrja e mandatit, ne si Qeveri nuk kemi ngritur as edhe një taksë të vetme. As TVSH-në, e as akcizën e naftës. Me fjalë tjera, nuk ka as edhe një veprim të vetëm të qeverisë që do të kishte ndikuar në rritjen e çmimit të naftës. Rritja e çmimit të naftës vjen si rezultat i rritjes së çmimit të furnizimit nga importi, që është jashtë kontrollit tonë, por edhe për shkak të rritjes së marzhës së fitimit nga tregtarët e naftës, sidomos tani kur pritet ardhja e mërgatës.

Prandaj po punojmë për një vendim që cakton çmim tavan dhe marzhë maksimale të fitimit, sepse në situata të tilla të jashtëzakonshme, është e domosdoshme që Qeveria të ndërhyjë në treg për stabilizuar çmimet, gjë që parashihet edhe me legjislacionin në fuqi.
Ndërsa thirrjet e opozitës që Qeveria të ulë TVSH-në apo akcizën në naftë ose produkte tjera, nuk i shërbejnë interesit të qytetarëve. Përkundrazi, një veprim i tillë vetëm sa do të trashte fitimet e tregtarëve në njërën anë, dhe do të kufizonte mundësitë e shtetit që t’i mbështesë familjet në nevojë në anën tjetër.

Ulja e TVSH-së apo akcizës në situata inflacionare, jo domosdo reflektohet në zbritje të çmimit tek konsumatori.

Dëshminë më të mirë për këtë e kemi parë përgjatë tërë vitit të kaluar, kur me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike të Qeverisë Hoti, TVSH-ja për bizneset e gastronomisë ishte ulur nga 18% në 8%, për tërë vitin 2021. Përkundër kësaj, për asnjë moment çmimet e kafesë dhe produkteve tjera të gastronomisë nuk u zbritën, sepse e tërë ulja e TVSH-së u kthye në marzhë shtesë të fitimit për bizneset.

Pra, nga ulja e TVSH-së, konsumatori s’kishte fituar asgjë, shteti kishte humbur tatime që përndryshe do t’i mblidhte, dhe kësisoj shteti kishte më pak buxhet për të ndihmuar të varfrit.

Pikërisht këtë efekt patëm paralajmëruar asokohe në 2020, sa ishim si opozitë në Kuvend dhe teksa po diskutohej për Ligjin për Rimëkëmbje. Ashtu edhe ndodhi.

Situatë dhe sjellje të ngjashme ka edhe tani në vendet ku është ulur akciza e naftës nga shteti. Zbritja për konsumatorin, në rastin më të mirë ka zgjatur disa ditë, dhe pastaj çmimet janë ri-ngritur dhe janë kthyer pothuajse në nivelin para uljes së akcizës.
Në Gjermani tani po diskutohet se si të aplikohet taksë speciale për fitimet e kompanive të naftës, të cilat kanë shfrytëzuar uljen e akcizës nga shteti për të trashur marzhën e fitimit për vete, duke ri-ngritur çmimet vetëm pak ditë pas zbritjes fillestare.

Tani të kthehemi te opozita PLAN.

Askush nuk mund të më bindë se ata nuk i dijnë këto fakte që prezantova më lart. Së paku nga shkollat që kanë kryer për ekonomi, do të duhej t’i dinin. Mirëpo, çështja qëndron diku tjetër.

Nuk është hera e parë që në emër të dhembshurisë për qytetarët, partitë e gardës së vjetër me para të buxhetit tentojnë t’u bëjnë favore bizneseve të caktuara.

E kemi rastin e heqjes së taksës minerare për Ferronikelin dhe për gurthyesit ku buxheti ishte dëmtuar më shumë se 15 milionë euro, e kemi pagesën e 60 milionë eurove me pretendimin se po mbështesin punëtorët për pandemi e në fakt më së shumti përfituan supermarketet, dhe kemi shumë vendime tjera që kanë dëmtuar buxhetin e kanë rrezikuar bankrotimin e shtetit, gjithnjë duke u thirrur në emër të qytetarëve.

Ngjashëm edhe tani, në emër të qytetarëve, po kërkojnë që shteti të heq dorë nga të hyrat e taksave, por qëllimi është tek trashja e fitimit për tregtarët.

Deri më tani, çdo taksë që ne kemi mbledhur e kemi kthyer tek qytetari. Kështu edhe do të vazhdojmë, sepse për dallim nga ata që ishin, kjo Qeveri është në anën e qytetarëve!

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë