Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Qeveria nuk ka tokë për Sunny Hill, por një kompanie ia dha 25 hektarë – madje dyshohet se jashtëligjshëm

15/06/2022 - 17:12
në Kryesore, Lajme
A A
Qeveria nuk ka tokë për Sunny Hill, por një kompanie ia dha 25 hektarë – madje dyshohet se jashtëligjshëm
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

“Tokën e kemi me kursim”, thonë qeveritarët në arsyetimin e tyre për largimin e festivalitn “Sunny Hill” nga Prishtina. Por rishtas Qeveria, me miratimin e pastajmë në Kuvend, shpalli një kompani vendore “investitor strategjik” dhe i dha 25 hektarë tokë. Në Kuvend ishte thënë se po jepej për 99 vjet. Madje, një kompanie për të cilën raportohet se kishte një kontest gjyqsor me ministrinë e Bujqësisë. Ndryshe prej “Sunny Hill”-it, ministritë u bënë bashkë që t’ia shtronin terrenin “Kosmonte”-s mirë. Më poshtë gjeni detaje nga ky rast.

Në shtator të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës kishte vendosur ta rekomandojë kompaninë ‘Kosmonte Foods’, si Investitor Strategjik. Ministra e Indrustrisë, Rozeta Hajdari, e kishte arsyetuar përzgjedhjen e kësaj kompanie, por në Kuvend nuk ishte shfaqur që të prezantonte vendimin.

Mes kundërshtimes, vendimin e kishte miratuar edhe Kuvendi në shkurt.

Ndaj kompanisë në fjalë, Agjencia e Pyetjeve kishte ngritur padi për mosrespektim të një kontrate të mëhershme që e kishin. Dhe, sipas një udhëzimi adminsitrativ, kompania që ka problem me ligjin nuk mund të rekomandohet si “Investitor Strategjik”. Edhe në Kuvend, përfaqësuesit e opozitës e kishin përmendur këtë kontest.

Për t’ia shtruar terrenin kompanisë, kishte informata, të cilat përmendeshin në Kuvend se Ministria e Bujqësisë që drejtohet nga Faton Peci e kishte tërhequr padinë nga gjykata.

Fillimisht nuk ishte e qartë, e më pas në media u raportua se bëhej fjalë për 25 hektarë në Fushë Kosovë, të dhënë në shfrytëzim, pa kompensim.

Cka ishte folur në Kuvend për këtë vendim?

Në emër të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri nëntor të vitit të kaluar kishte thënë se një nismë e tillë duhet të tërhiqet prapa, meqë sipas tij ka paqartësi të mëdha dhe konteste gjyqësore.

Tahiri ka thënë se pronën të cilën po e jep në investim strategjik Qeveria e Kosovës është pronë e Agjencisë së Pyjeve që ndodhet në Fushë Kosovë, duke shtuar se prona ka qenë e shfrytëzuar me qira nga kjo kompani.

Ai ka përmendur se ndaj kompanisë në fjalë është ngritur padi nga Agjencia e Pyjeve për mosrespektim të kontratës ndërsa tani Ministria e Bujqësisë është tërhequr nga padia.

“Është e papranueshme që sot përderisa ndalemi pak në retrospektivë dhe shohim që akuzat që i keni bërë në të kaluarën për privatizimet këtu po e jepni për 99 vjet një tokë që nuk po e dimë në fakt sa hektarë ka, dhe me paqartësi shumë të mëdha, me konteste gjyqësore dhe mendoj që kjo iniciativë duhet me u tërheq prapa që tani”, thoshte Tahiri.

“Është e papranueshme andaj po them me siguri edhe ministrja a e Tregtisë dhe Industrisë e ka pasur zor me ardh dhe me prezantu ketë nismë…mos me ardh me prezantu nismën e vet që është e para e këtij lloji që vjen në Kuvendin e Republikës së Kosovës është e papranueshme. Pra unë mendoj që këtu kemi të bëjmë thjesht me një aferë korruptive…Tash së fundmi e kemi informatën që Ministria e Bujqësisë është tërheq nga padia mendoj që në asnjë rrethanë nuk duhet me u vazhdu më tutje”, ka thënë Tahiri.

Driton Selmanaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës kishte thënë se ministrja e Tregtisë duhet të bëjë të qartë nëse kompania në fjalë vazhdon të ketë kontest të hapur me shtetin para se të votohet një çështje e tillë.

“A dëshirojmë të vendosim precedent ne kur një investitor potencial pavarësisht se si e ka emrin, nëse ka një rast të hapur me shtetin për shkak të mos respektimit të kontratës ne të avancojmë raportim e këtë investitor, t’i japim në shfrytëzim më shumë tokë, t’i japim edhe më shumë resurse tona në dispozicion, këtu është ideja, askush nuk është kundër që të vijnë investimet në Kosovë”, kishte thënë Selmanaj.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë